Bota

Tensíonet mes SHBA-ve dhe Iranit/ Parlamenti irakian kërkon tërheqjen e trupave ndërkombëtare

6 Janar 2020, 09:31 Nga DOSJA
Tensíonet mes SHBA-ve dhe Iranit/ Parlamenti irakian kërkon

IRAK- Parlamenti irakian në Bagdad miratoi një rezolutë që kërkon tërheqjen e të gjitha trúpave të huaja nga Iraku. Vendimi ka si objektiv kryesisht 5000 , úshtarët amerikanë të vendosur në Irak. Angazhimi i koalicionit kundër IS, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara duhet të marrë fund, u tha. Qeveria në Bagdad duhet të tërheqë kërkesën e saj katër vjeçare për mbështetje, thuhet në rezolutë. Rezoluta u mbështet nga shumica e deputetëve shiitë, të cilët mbajnë shumicën e mandateve. Shumë parlamentarë sunitë dhe kurdë nuk morën pjesë në seancë, me sa duket sepse janë kúndër shfuqizimit të marrëveshjes.

Mazhoranca parlamentare plotëson me këtë hap kërkesën e kryeministrit Adel Abdel Mahdi. Ai e kërkoi këtë hap në seancën e parë të Parlamentit që nga súlmi i SHBA-së kundër gjeneralit iranian Ghassem Soleimani dhe një udhëheqësi shiit irakian. “Ne kemi dy mundësi: të përfundojmë menjëherë praninë e huaj ose të caktojmë një plan kohor për t’i dhënë asaj fund,” tha Abdel Mahdi.
Koalicioni pezullon lúftën kundër IS

Koalicioni , úshtarak ndërkombëtar i drejtuar nga SHBA ka pezulluar mbështetjen për lúftën kundër IS përballë ténsioneve të fundit. Si arsye u paraqitën súlmet e përsëritura me rakéta kundër bazave të fórcave të koalicionit në Irak. Aleanca úshtarake bëri të ditur se irakianët do të vazhdojnë të marrin mbështetje dhe se ajo është e gatshme të rikthehet në lúftën kundër ISIS në një kohë të mëvonshme.

“Prioriteti ynë kryesor është të mbrojmë personelin e Aleancës, i cili i është kushtuar fitores kúndër Shtetit Islamik”, u bë e ditur. Misioni tani është përqendruar në mbrojtjen e bazave, në të cilat janë vendosur forcat e koalicionit. Pezullimi i stërvitjes për forcat irakiane të sigúrisë u njoftua të shtunën. Që nga fundi i vitit, sipas SHBA, ka pasur kundër bazave rreth një dyzinë súlmesh me rakéta nga një mílici shiite e mbështetur nga Irani.

Gjermania në pozitë pritjeje

Qeveria Federale e bën të varur vazhdimin e angazhimit të Bundeswehr-it në Irak nga dakordimi i qeverisë së Irakut. “Ne po e vëzhgojmë me vëmendje të madhe situatën në Irak. Dimë ende shumë pak. Një gjë është e sigurt, megjithatë: úshtarët gjermanë mund të qëndrojnë në Irak vetëm kur qeveria iraniane e dëshiron këtë edhe më tej”, i tha Ministrja e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer (CDU) Rrjetit redaksional Gjermania.

Irani: Uashingtonit i mungon “guximi” për kónflikt

Irani e ka hedhur poshtë kércënimin e presidentit Donald Trump për súlme të SHBA ndaj 52 objektivave iraniane. Shefi i úshtrisë iraniane, gjenerali Abdolrahim Mousavi, dyshon që SHBA “ka guximin” t’i kthejë në realitet kércënimet e saj, u bë e ditur në agjencinë shtetërore të lajmeve IRNA. Me deklarata të tilla, Shtetet e Bashkuara vetëm dëshirojnë të largojnë vëmendjen e publikut botëror nga “veprimet e tyre të néveritshme dhe të pafálshme”.

Trumpi pati parálajmëruar se disa nga objektivat e mundshme janë shumë të rëndësishme për Iranin dhe kulturën iraniane. Në lidhje me këtë, Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohamed Jadar Sarif shkroi në twitter se çdo vendim për të góditur qendrat kulturore të vendit do të ishte një “krím lúfte”. Para kércënimit të Trump-it për 52 objektivat iraniane, Garda Revolucionare Iraniane pati shpallur se 35 objektiva të SHBA ndodhen në rajon dhe qyteti izraelit i Tel Aviv ishte brenda rrezes së  góditjes.

Marrë nga DW

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota tensione mes shba-iran vrásja e gjeneralit iranian tensione mes shba-iran vrásja e gjeneralit iranian

Sondazh

Poll