Sport

Thyen heshtjen bashkëshortja e Pep Guardiolës, ja deklaratat e para!...

Ndarja e papritur, që thuhet se ka ndodhur disa muaj më parë, i ka surprizuar të gjithë, megjithatë të dy e kanë menaxhuar situatën.

21 Janar 2025, 17:31 Nga DOSJA
Thyen heshtjen bashkëshortja e Pep Guardiolës, ja deklaratat e

SPANJE - Javën e kaluar u përhap lajmi se trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, dhe bashkëshortja e tij, Cristina Serra, janë ndarë pas më shumë se 30 vitesh martesë. Çifti u nda në mënyrë miqësore pas tri dekadash së bashku, teksa kanë tre fëmijë të përbashkët.

Disa informacione sugjerojnë se arsyeja e ndarjes ishte rinovimi i fundit i kontratës së Guardiolës si trajner i Cityt edhe për dy sezone të tjera, diçka që partnerja e tij nuk e miratonte. Ndarja e papritur, që thuhet se ka ndodhur disa muaj më parë, i ka surprizuar të gjithë, megjithatë të dy e kanë menaxhuar situatën.

Cristina Serra ka dhënë deklaratën e saj të parë pas ndarjes nga Pep Guardiola. Sipërmarrësja është në proces përshtatjeje pas ndarjes dhe ka siguruar se “gjithçka po shkon mirë”. E pyetur nga mediat teksa ecte nëpër rrugët e Barcelonës, Cristina Serra tha se ndihet “perfekte” dhe se “gjithçka është mirë”.

Gjithsesi, ish-partnerja e Guardiolës nuk ka dashur të flasë për arsyet ose shkaqet e mundshme të ndarjes: “Nuk kam asgjë për të thënë dhe nuk do të them asgjë”. Disa burime sugjerojnë se ndarja nuk është përfundimtare.

Për momentin, Cristina Serra është parë nëpër rrugët e Barcelonës duke bërë pazar, ndërsa Guardiola vazhdon përgatitjet me Manchester Cityn për ndeshjen vendimtare kundër PSG-së në Ligën e Kampionëve.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll