Politike

VIDEO/ Protesta para ministrisë së Brendshme, përplasen mbështetësit e Arlind Qorit me të Adriatik Lapajt

Sipas organizuesve të protestës, Prokuroria dhe autoritetet po fshehin ngjarjen, pasi dyshohet se dikush i ka bërë presion për shkak të detyrës efektivit.

20 Janar 2025, 18:50 Nga r.ll
VIDEO/ Protesta para ministrisë së Brendshme, përplasen
protesta

TIRANË- Një protestë po organizohet pasditen e sotme para Ministrisë së Brendshme, për ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në kryeqytet në rrugën “Kongresi i Manastirit” ku oficeri i Policisë, ra nga lartësia e një pallati dhe mbeti i plagosur. Sipas organizuesve të protestës, Prokuroria dhe autoritetet po fshehin ngjarjen, pasi dyshohet se dikush i ka bërë presion për shkak të detyrës efektivit.

Kjo protestë është kthyer në arsyen e përplasjes mes përfaqësuesve të partive të vogla, konkretisht Arlind Qorit të "Lëvizjes Bashkë" dhe Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet", siç shihet në videon e mëposhtme të siguruar nga Dosja.al.

 

Dyshohet se shkak i përplasjes u bë radha se kush janë organizatorët e vërtetë të protestës.  Nuk kanë munguar akuzat e përfaqësuesve të Arlind Qorrit të cilët e kanë quajtur Adriatik Lapajn si të shitur, ndërsa ky i fundit i ka cilësuar si komunistë.

proteste para ministrise se brendshme arlind qori adriatik lapaj

Sondazh

Poll