Politike

Vrasjet në vend/"Dështim i policisë për parandalimin e tyre", Dogjani kërkesë për interpelancë me ministrin Hoxha: Ekzekutimet mafioze kanë rritur pasigurinë në vend!

Në një kërkesë drejtuar Kuvendit për interpelance, Dogjani shkruan se vrasjet mafioze në mes të Tiranës ose në akset rrugore kanë rritur gjendjen e pasigurisë në vend. Ai më tej thekson se konstatojnë dështimin e policisë për parandalimin e vrasjeve si dhe nivelin e ulët të zbulueshmërisë.

20 Janar 2025, 17:48 Nga N.F

Vrasjet në vend/"Dështim i policisë për parandalimin e

Dogjani

TIRANË- Deputeti demokrat, Asllan Dogjani ka kërkuar interpelancë me ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha për ngjarjet kriminale në vend. Në një kërkesë drejtuar Kuvendit për interpelance, Dogjani shkruan se vrasjet mafioze në mes të Tiranës ose në akset rrugore kanë rritur gjendjen e pasigurisë në vend. Ai më tej thekson se konstatojnë dështimin e policisë për parandalimin e vrasjeve si dhe nivelin e ulët të zbulueshmërisë.

Në qytëte të ndryshme të vendit janë regjistruar atentate të cilat sollën edhe viktima. Disa atentate që kanë ndodhur në vend janë regjistuar në Tiranë ku u vra Klaudio Prendi, në Vlorë u vra Kristian Marku ndërsa Ramazan Mataj në Shkodër.

Kërkesa e plotë:

Znj. Kryetare,

Kohët e fundit kemi një rritje të veprës penale të vrasjes të kryer në mënyrë mafioze në mes të Tiranës apo në akset rrugore, duke rritur gjendjen e pasigurisë në vend, ndërkohë konstatojmë dështimin e policise per parandalimin e tyre si dhe nivelin e ulët të zbulueshmërisë.

Prandaj, duke pasur parasysh sa më sipër, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, bazuar në nenin 80, pika 1 të Kushtetutës dhe nenin 96, pikat 1 dhe 2 të Rregullores së Kuvendit, kërkoj zhvillimin e një interpelance me Ministrin e Brendshëm z. Ervin Hoxha për të dhënë shpjegime dhe informacione lidhur me sa më lart.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.

DEPUTETI

Asllan DOGJANI

 

Vrasjet në vend/"Dështim i policisë për parandalimin e

dogjani interpelance ne kuvend ministri hoxha

Sondazh

Poll