20 Janar 2025, 16:03
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për shtyp, theksoi dy parime të rëndësishme për zgjedhjet e ardhshme. Së pari, ai theksoi se nuk duhet të ketë asnjë pengesë për qytetarët shqiptarë për shkak të skadimit të dokumenteve të identifikimit. Së dyti, ai kërkoi që çdo dokument biometrik të cilido shteti ku ata ndodhen, të konsiderohet i vlefshëm për të votuar për qytetarët shqiptarë me të drejtë vote.
"Së pari, parimi ynë, asnjë pengesë nuk duhet të ketë për qytetarët shqiptarë për shkak të skadimit që disponojnë. Së dyti, çdo dokument biometrik i cilido shteti që ata ndodhen, duhet të konsiderohet i vlefshëm për të votuar qytetari shqiptar me të drejtë vote. Pra, jo vetëm afati, por edhe e drejta e tyre për të votuar me dokumente që disponojnë të shtetit ku janë. Karta identiteti apo pasaporta, çfarëdo që të kenë, mjafton të jenë biometrike, ato duhet t’i konsiderojmë të vlefshme për votën e tyre.", u shpreh Berisha.
Nga ana tjetër, Sekretari për Organizimin dhe Çështjet Zgjedhore në PS Damian Gjiknuri, në një intervistë, tha se propozimi i liderit demokrat është është një problem serioz, sepse të dhënat biometrikë të shqiptarëve janë marrë pas vitit 2008. Sipas tij, hapja e sistemit krijon probleme dhe unë nuk dihet se çfarë shqetësimesh mund të sjellin.
"Këtu ka dy elementë, principali dhe praktikë. Principali është se ne kur kemi bërë dispozitat e kodit zgjedhor për diasporën e kemi përcaktuar që shtetasi duhet të ketë mjet identifikimi, ID dhe pasaportë, ku pavarësisht se ku jetojnë këto duhen me patjetër. Nga ana praktike është një problem serioz, sepse të dhënat biometrikë të shqiptarëve janë marrë pas vitit 2008. Hapja e sistemit krijon probleme dhe unë nuk e di se çfarë shqetësimesh mund të sjellin dhe unë nuk dua të eksperimentoj. Pjesa më e madhe atyre që kanë aplikuar gjatë këtyre katër javëve, pjesa dërrmuese e tyre, vetëm 800 ose 900 nuk kanë mjet identifikimi. Nuk është problem aq i madh, për kohën e mbetur nuk kemi pse ndryshojmë rregullat e lojës. Mendoj që me këtë gatishmëri që po tregojmë për heqjen e pengesën për vleftësisë së dokumentit të lëshuar mendoj që hapet hapësira për qytetarët që jetojnë në diasporë.", u shpreh Gjiknuri.
sali berisha damian gjiknuri
Politike
20 Janar 2025, 16:07
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhje, KQZ u është drejtuar me një letër Këshillit të Ministrav...
Politike
20 Janar 2025, 15:06
r.ll
monika kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka bërë sot rekurs në Gjykatën e Lart&eum...
Politike
20 Janar 2025, 14:10
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka komentuar ndryshimin e masës së sigurisë nga G...
Politike
20 Janar 2025, 13:27
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se kontrabanda e naftës...
Politike
20 Janar 2025, 13:25
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD, Sali Berisha komentoi sot protestat e mbajtura më herët për vrasjet e Egli Progës dhe Martin Cani...
Politike
20 Janar 2025, 13:20
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka refuzuar që të japë detaje nga hetimet e SPAK ...
Politike
20 Janar 2025, 13:15
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencën për shty...
Politike
20 Janar 2025, 13:15
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka kritikuar institucionet shtetërore përsa i për...
Politike
20 Janar 2025, 13:07
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka komentuar hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës Er...
Politike
20 Janar 2025, 13:08
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD Sali Berisha ka folur këtë të hënë në lidhje me votën e diasporës. Gjatë ...