Politike

"Në më pak se 4 muaj puna jonë do gjykohet nga populli shqiptar", Spiropali: Vota e diasporës një nga arritjet më të shënuara të legjislaturës!

Gjatë fjalës së saj Spiropali u shpreh se në më pak se 4 muaj puna e tyre do gjykohet nga populli shqiptar në Shqipëri dhe në diasporë.

20 Janar 2025, 17:33 Nga N.F
"Në më pak se 4 muaj puna jonë do gjykohet nga populli
Spiropali

TIRANË- Kryeparlamentarja, Elisa Spiropali mbajti sot fjalën ne foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, ku po mbahet seanca që shënon nisjen e punimeve të sesionit të tetë parlamentar dhe të fundit i legjislaturës së 10 të Kuvendit. Gjatë fjalës së saj Spiropali u shpreh se në më pak se 4 muaj puna e tyre do gjykohet nga populli shqiptar në Shqipëri dhe në diasporë.

Ajo shtoi se ndryshimi i legjislaturës dhe krijimi i mundësisë që shqiptarët e diasporës të votojnë është një nga arritjet më të shënuara të legjislaturës që po mbyllet.

Elisa Spiropali: Fillojmë sot punimet e sesionit të tetë parlamentar dhe të fundit i legjislaturës së 10 të Kuvendit. Pas më pak se 4 muajsh puna jonë do gjykohet nga populli shqiptar këtu në Shqipëri dhe në diasporë.

Nesër është 21 janar. 105 vite më parë Kongresi i Lushnjes themeloi  parlamentarizmin. Kongresi nisi ndërtimin e administratës shtetërore, forcave të rendit në mbrojtje të integritetit të Shqipërisë.

Ndryshimi i legjislaturës dhe krijimi i  mundësisë që shqiptarët e diasporës të votojnë është një nga arritjet më të shënuara të legjislaturës që po mbyllet.

seanca plenare me 20 janar 2025 spiropali

Sondazh

Poll