Politike

Presidenti letër në Kuvend, ironizon Bardhi: Pse nuk e sollët kësaj here apo meqë nuk kishte protestë opozita

Në nisje të seancës kryeparlamentarja, Elisa Spiropali njoftoi letrën e mbërritur nga presidenti Bajram Begaj.

20 Janar 2025, 17:21 Nga N.F
Presidenti letër në Kuvend, ironizon Bardhi: Pse nuk e sollët
Kuvend

TIRANË- Pak minuta më parë ka nisur seanca plenare në Kuvend ku ka nisur sesioni i ri parlamentar.  Opozita priti me ironi letrën që presidenti Bajram Begaj u kishte drejtuar deputetëve të Kuvendit në nisje të punimeve të sesionit të tetë parlamentar dhe të fundit i legjislaturës së 10 të Kuvendit.

Në nisje të seancës kryeparlamentarja, Elisa Spiropali njoftoi letrën e mbërritur nga presidenti Bajram Begaj. Presidenti dërgoi një letër drejtuar deputetëve të Kuvendit në nisje të sesionit të fundit për këtë legjislaturë të dhjetë.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka ironizuar këtë letër dhe është shprehur se përse nuk e sollën presidentin në seancë, apo ngaqë opozita nuk ishte në protestë.

“Pse nuk e sollët kësaj here apo meqë nuk kishte protestë opozita”, tha Bardhi.

bardhi begaj

Sondazh

Poll