Politike

GJKKO shtyn për në 31 janar seancën gjyqësore për dosjen "Partizani", Gjokutaj: U shty për shkak të volumit të madh të argumenteve të paraqitura nga mbrojtja e Malltezit

Gjokutaj komentoi edhe deklaratën e kryeprokurorit Altin Dumani në takimin e këtij të fundit me gazetarët për shqyrtimin e çështjes së Berishës në Kushtetuese.

20 Janar 2025, 16:13 Nga r.ll
GJKKO shtyn për në 31 janar seancën gjyqësore për
gjkko

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 31 janar në orën 09:00 seancën gjyqësore për dosjen "Partizani". Avokati Genc Gjokutaj foli për mediat jashtë gjykatës dhe tregoi arsyet e shtyrjes së seancës. Gjokutaj tha se arsyeja e shtyrjes së seancës ishte për shkak të volumit të madh të argumenteve të paraqitura nga mbrojtja e Jamarbër Malltezit. Ai tha se është relatuar gjysma e argumenteve, ndërsa materiali është voluminoz.

Gjokutaj komentoi edhe deklaratën e kryeprokurorit Altin Dumani në takimin e këtij të fundit me gazetarët për shqyrtimin e çështjes së Berishës në Kushtetuese. Avokati tha se edhe pse ia rrëzojnë kërkesën kryeprokurorit të Posaçëm, Dumanit i duket sikur ia miratojnë. Sipas Gjokutajt se Kushteteusja në momentin e mungesës së kourumit, kërkesa bie.

Gjokutaj: Është relatuar gjysma e argumeneteve. Është një material e që s’munmd ta përmbledh shumë lehtë. Reminishenca e afërmendshit, nuk ikën nga koka. Edhe kur i rrëzohet kërkesa, duket sikur ia miratojnë. Këta janë çështjet e Kushtetueses, kur nuk bëhet kuorumi, për efekt ligji quhet e rrëzuar. Por zoti Dumani është prokuror e gjuhën e gjykëtës e ka afërmend, pavarësisht se gjykatat vendosin atë që do Dumani. Ka atribuar disa informacione që ka. Po të jenë objekt hetimi do kishim procedime e arrestime. Sa kohë që SPAK i ka ato letra që janë, letra e prova që nuk i heton e s’vepron, që mund të përbëjnë prova, ato mbeten në kuadrin e letrave e nuk përbëjnë prova për t’u dekonspiruar.   

Berisha është shprehur se vendimi për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” nga Apeli i Posaçëm për çështjen “Partizani” është një krim kushtetues. Ai ka deklaruar se prokurorët e SPAK kanë kërkuar vendosjen e masave të sigurisë kundrejt tij me arsyetimin se ai po sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe gjykatën.

Berisha u lirua më 27 nëntor 2024, pas rreth një viti në arrest shtëpiak, për shkak të akuzave për përfshirje në dosjen “Partizani.” Ish-kryeministri është marrë i pandehur për korrupsion pasiv, bashkë me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, i cili vazhdon të jetë në arrest shtëpie.

gjkko sali berisha genc gjokutaj jamarber malltezi

Sondazh

Poll