20 Janar 2025, 16:53
Nga N.F
Marco Alberti
TIRANË- Marco Alberti është caktuar si ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri. Alberti pason diplomatin Fabrizio Bucci, të cilit i mbaroi mandati 5-vjeçar. Lajmin e konfirmoi sot përmes një postimi në rrjetet sociale, Ministria për Çështjet e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Italisë. Ministria për Çështjet e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Italisë konfirmoi mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe uroi ambasadorin e ri.
“Transformimi i një bashkëpunimi strategjik në projekte dhe i projekteve në rezultate. Pasion dhe vendosmëri për të ndërtuar së bashku një të ardhme paqeje, zhvillimi të qëndrueshëm dhe rritjeje gjithëpërfshirëse midis dy popujve miq, duke mbështetur me bindje anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, thuhet në postimin e Ministrisë për Çështjet e Jashtme dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Italisë.

Marco Alberti është diplomuar me rezultate të larta për të Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin e Bolonjës, në vitin 1997. Ka filluar të punojë në sektorin privat. Në vitin 2000, Alberti është bërë pjesë e Shërbimit të Jashtëm Kombëtar.
Si diplomat karriere ka shërbyer në Buenos Aires dhe Nju Jork, i fokusuar te diplomacia tregtare. Pas një eksperience profesionale në Departamentin e Komunikimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në vitin 2012 Marco Alberti ka punuar për Enel spa, kompania më e madhe në botë për sa i përket prodhimit të energjisë elektrike të gjelbër. Nga 1 shtatori 2021, ka shërbyer si Ambasador i Italisë në Kazakistan.
marco alberti fabrizio bucci
Politike
20 Janar 2025, 16:13
r.ll
gjkko
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në datën 31 janar në orën 09:00 seancën gjyqësore pë...
Politike
20 Janar 2025, 16:03
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për shtyp, theksoi dy parime të r...
Politike
20 Janar 2025, 16:07
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhje, KQZ u është drejtuar me një letër Këshillit të Ministrav...
Politike
20 Janar 2025, 15:06
r.ll
monika kryemadhi
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka bërë sot rekurs në Gjykatën e Lart&eum...
Politike
20 Janar 2025, 14:10
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka komentuar ndryshimin e masës së sigurisë nga G...
Politike
20 Janar 2025, 13:27
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se kontrabanda e naftës...
Politike
20 Janar 2025, 13:25
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD, Sali Berisha komentoi sot protestat e mbajtura më herët për vrasjet e Egli Progës dhe Martin Cani...
Politike
20 Janar 2025, 13:20
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka refuzuar që të japë detaje nga hetimet e SPAK ...
Politike
20 Janar 2025, 13:15
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencën për shty...
Politike
20 Janar 2025, 13:15
I.A
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka kritikuar institucionet shtetërore përsa i për...