Politike

Kryemadhi rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon shfuqizimin e masës "detyrim paraqitje"

Kryemadhi është aktualisht nën hetim për kryerjen e tre veprave penale lidhur me dosjen CEZ DIA dhe lobimin në SHBA.

20 Janar 2025, 15:06 Nga r.ll
Kryemadhi rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon shfuqizimin e
monika kryemadhi

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka bërë sot rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurisë "detyrim paraqitje" të vendosur nga Gjykata e Posaçme.  

Kryemadhi është aktualisht nën hetim për kryerjen e veprave penale; “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2 raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin në SHBA. 

Lidhur me këtë dosje po hetohet edhe kreu i PL-së, Ilir Meta, i cili aktualisht është në burgun "313", pasi ndaj tij GJKKO caktoi masën e sigurisë "arrest në burg".

monika kryemadhi gjykata e larte

Sondazh

Poll