Politike

"PS ka frikë nga vota e diasporës"/ Berisha: Të votojnë të gjithë emigrantët pavarësisht kur i skadon dokumenti i lëshuar në Shqipëri

Ai shton se të gjithë shqiptarët duhet të votojnë pavarësisht kur i skadon dokumenti i lëshuar në Shqipëri.

20 Janar 2025, 13:15 Nga B.Z
"PS ka frikë nga vota e diasporës"/ Berisha: Të
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp me gazetarët foli edhe në lidhje me votën e diasporës. Sipas Berishës vota e diasporës frikëson Partinë Socialiste. Ai shton se të gjithë shqiptarët duhet të votojnë pavarësisht kur i skadon dokumenti i lëshuar në Shqipëri.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Konstatoj një mungesë të madhe vullneti nga PS, ka frikë dhe tmerr nga vota e diasporës. Kjo është e vërteta, ju e keni parë se si i presin, si i përzënë. Ka një alergji, të themi realitetin. Emigracioni dhe diaspora ka një alergji ndaj partisë së krimit, dhe këta po shohin se si mund ti mashtrojnë.
Ne ku qëndrojmë? Ne qëndrojmë që çdo emigrant duhet të ketë të drejtë të veprojë me çdo dokument të lëshuar në Shqipëri, pavarësisht nga data e skadimit të saj. Çdo emigrant me të drejtë vote, që ekziston në listat e votimit duhet të ketë të drejtë të votojë me dokumentet biometrike të vendit ku jeton. Përjashtimi i emigrantëve për shkak të mungesës së dokumentit shqiptar, dhe zëvendësimit që i ka bërë ai me dokumentin biometrik të vendit ku jeton, është një krim në nivelin kushtetues. A merr pjesë apo jo, në zgjedhje atë e përcakton lista e zgjedhësve, ligji dhe kushtetuta.
Ne sigurisht po e ndjekim, jemi të gatshëm të votojmë ndryshime për hir të emigrantëve, por ndryshime që u shërbejnë vërtetë atyre dhe jo seleksionimit të tyre.

sali berish vota e diapsores

Sondazh

Poll