Politike

Berisha: Transparenca dhe parashtrimi i programit te shqiptarët, dy shtyllat kryesore të PD në parlament

Berisha ka deklaruar se transparenca mbi të gjithë veprimtarinë korruptive dhe kriminale dhe parashtrimi para qytetarëve shqiptarë i programit të shpëtimit të Shqipërisë do të jenë shtyllat kryesore të PD në parlament. Berisha ka deklaruar se transparenca mbi të gjithë veprimtarinë korruptive dhe kriminale dhe parashtrimi para qytetarëve shqiptarë i programit siç e quan ai të shpëtimit të Shqipërisë do të jenë shtyllat kryesore të PD në parlament.

20 Janar 2025, 13:03 Nga B.Z
Berisha: Transparenca dhe parashtrimi i programit te shqiptarët, dy
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp të mbajtur këtë të hënë është shprehur se objektivi i PD sipas tij ësht konstant.

Berisha ka deklaruar se transparenca mbi të gjithë veprimtarinë korruptive dhe kriminale dhe parashtrimi para qytetarëve shqiptarë i programit siç e quan ai të shpëtimit të Shqipërisë do të jenë shtyllat kryesore të PD në parlament.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Objektivi i PD është konstant.Transparenca mbi të gjithë veprimtarinë korruptive dhe kriminalet të narkoqeverisë dhe parashtrimi para qytetarëve shqiptarë i programit të saj si programi i shpëtimit të Shqipërisë nga kjo rrokullisje e madhe.
Këto dy do të jenë shtyllat kryesore në të cilat do lëvizim ne gjatë kësaj periudhe në parlament.
Natyrisht ky parlament nuk ka merituar të ekzistojë asnjë ditë.
Dhe në qoftë se do kishte një listë me 100 emra, i fundit emër që meriton është të quhet parlament.
Por ne kemi bindjen se do i japim Shqipërisë parlamentin që meriton.

sali berisha

Sondazh

Poll