Politike

Vota e diasporës/ Berisha: Çdo dokument biometrik i shteteve ku ata ndodhen, duhet të konsiderohet

Berisha shton se çdo dokument biometrik i cilido shteti që ata ndodhen, duhet të konsiderohet i vlefshëm për të votuar qytetari shqiptar me të drejtë vote.

20 Janar 2025, 13:08 Nga B.Z
Vota e diasporës/ Berisha: Çdo dokument biometrik i shteteve ku ata
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD Sali Berisha ka folur këtë të hënë në lidhje me votën e diasporës. Gjatë fjalës së tij në konferencën për shtyp, Berisha u shpreh se qytetarët shqiptarë nuk duhet të kenë asnjë pengesë në procesin e votimit. Ai shton se çdo dokument biometrik i cilido shteti që ata ndodhen, duhet të konsiderohet i vlefshëm për të votuar qytetari shqiptar me të drejtë vote.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Së pari, parimi ynë, asnjë pengesë nuk duhet të ketë për qytetarët shqiptarë për shkak të skadimit që disponojnë.
Së dyti, çdo dokument biometrik i cilido shteti që ata ndodhen, duhet të konsiderohet i vlefshëm për të votuar qytetari shqiptar me të drejtë vote.
Pra, jo vetëm afati, por edhe e drejta e tyre për të votuar me dokumente që disponojnë të shtetit ku janë.
Karta identiteti apo pasaporta, çfarëdo që të kenë, mjafton të jenë biometrike, ato duhet t’i konsiderojmë të vlefshme për votën e tyre.

sali berisha

Sondazh

Poll