Politike

"Nuk kemi të gjithë databazën e Sky ECC"/ Dumani: Nëse kemi prova do godasim çdo nivel politikani

Gjatë një takimi informal me gazetarët, Dumani theksoi se nuk është e vërtet që nuk ka arrestime të politikanëve, duke përmendur këtu ish-deputetin Jurgis Çyrbja.

20 Janar 2025, 12:44 Nga I.A
"Nuk kemi të gjithë databazën e Sky ECC"/ Dumani:
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka deklaruar se SPAK nuk e ka të gjithë databazën e përgjimeve SKY ECC. Gjatë një takimi informal me gazetarët, Dumani theksoi se nuk është e vërtet që nuk ka arrestime të politikanëve, duke përmendur këtu ish-deputetin Jurgis Çyrbja. Po ashtu Dumani ka shtuar se nëse kanë prova do të godasin çdo nivel politikani. 

“Nuk është e vërtet që s’ka arrestime të politikanëve, pasi kemi ish-deputetin Jurgis Çyrbja të arrestuar. Ne nuk kemi në dispozicion të gjithë databazën e Sky ECC, në vijimësi ne kërkojmë kode të tjera kur na dalin në bazë të hetimeve që kemi. Në bazë të rezultateve të deri tanishme nuk na ka dalë lidhja direkte. Ne si institucion jemi të vëmendshëm që të ndajmë provën nga thashethemi, duke u përpjekur që të jemi sa më objektiv. Tashmë kemi edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me këtë çështje, ne po presim vendimin e arsyetuar për të parë argumentet. Në përpiqemi qe të mos kemi në dispozicion vetëm komunikimet në Sky ECC, por t’i lidhim ato edhe me prova të tjera. Ju garantoj që në momentin që konstatohet kushdo person, e kemi prova do të marrim vendimet tona”, tha Dumani.

Sa i përket aplikacionit Matrix dhe mundësisë për përdorimin nga shtetas shqiptarë, Dumani tha se nuk ka asnjë koment të mëtejshëm për këtë çështje.

“SPAK është një nga institucionet më të besueshme, dhe ne jemi angazhuar për të menaxhuar informacionin me përgjegjësi dhe në përputhje me ligjin”, përfundoi kreu i SPAK-ut.

altin dumani jurgis Çyrbja

Sondazh

Poll