Politike

Berisha prezanton programin për shëndetësinë: Do ndjekim modelin gjerman dhe do dyfishojmë buxhetin

Berisha tha se politikat shëndetësore do jenë politika të qëndrueshme, të cilat kanë synime madhore zgjatjen e viteve të jetës dhe shtimin e cilësisë së jetës në këto vite.

20 Janar 2025, 12:46 Nga M.B
Berisha prezanton programin për shëndetësinë: Do ndjekim
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka prezantuar sot progamin e PD-së për shëndetësinë. Në një konferencë për shtyp Berisha tha se politikat shëndetësore do jenë politika të qëndrueshme, të cilat kanë synime madhore zgjatjen e viteve të jetës dhe shtimin e cilësisë së jetës në këto vite. Ai shtoi se këto politika synojnë që qytetarëve shqiptarë t’u ofrohen shërbime plotësisht të përballueshme.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Partia Demokratike, qeveria e saj, do të ndërmarrë një reformë të thellë shëndetësore bazuar në modelin gjerman. Ne punuam, ne nuk e konkluduam, por ne mbi këtë model arritëm gjer afër finalizimit të reformës në shëndetësi dhe ajo u zhbë me shpejtësi. Politikat shëndetësore do jenë politika të qëndrueshme, të cilat kanë synime madhore zgjatjen e viteve të jetës dhe shtimin e cilësisë së jetës në këto vite.

Këto politika synojnë që qytetarëve shqiptarë t’u ofrohen shërbime plotësisht të përballueshme. Ata nuk do mund të paguajnë kurrë më shumë se mesatarja e vendeve të rajonit. Buxheti për shëndetësinë do dyfishohen. Do ndërpriten menjëherë dhe do vendosen para ligjit të gjithë aktorët e krimit të koncesioneve në sistemin e shëndetësisë që i kushtojnë buxhetit 300 milionë euro. Ndërkohë, nga të cilat përfitojnë vetëm mafia e tmerrshme e tyre.

T’u rikujtoj këtu se checkup-i në grupmoshat që bëhet dhe me regjistrat, në të cilat faktohet se gjysma e personave të regjistruar nuk kanë bërë kurrë checkup, është një gjobë e tmerrshme për qytetarët shqiptarë. Kujdesi shëndetësor në rrafshin e depistimit do ketë një karakter krejt tjetër. Do fillojë mbi një moshë të caktuar me patologji të caktuara, ashtu siç e kanë vende të tjera. Kurse checkup-i në Shqipëri përjashton moshat që kanë nevojë për checkup se nuk do të përballojë faturat. Skema e sigurimeve shëndetësore do ndryshojë, do diversifikohet, nuk do jetë më monopol i një institucioni.

Jo, ne do hapemi për institucione të tjera sigurimesh, përveç institutit aktual dhe kjo është e domosdoshme për garën e cilësisë së shërbimeve të ofruara. Familja do jetë në epiqendër të këtij sistemi. Kujdesi për shëndetin familjar, për familjen, do jetë themeli i sistemit tonë. Shëndeti i të moshuarve, me synim jetëgjatësinë e tyre, do jetë një drejtim tjetër themelor i shëndetësisë sonë. Thashë edhe njëherë, Edi Rama me gruan e kushëririt të tij, Vilma Nushi, vjedhin dhjetëra milionë euro nga buxheti i shtetit për të bërë checkup tek persona që kush në botë nuk i bën. Por nuk ka asnjë kujdes për moshën e tretë, gjë e cila është unike.

sali berisha

Sondazh

Poll