Politike

Skandali te Spitali Onkologjik/ Berisha: Qeveria jonë do garantojë çdo ilaç dhe pajisje për të sëmurët neoplazikë

Berisha tha se ka një dramë të madhe me sëmundjet neoplazike në Shqipëri si në asnjë vend tjetër. 

20 Janar 2025, 12:52 Nga M.B
Skandali te Spitali Onkologjik/ Berisha: Qeveria jonë do garantojë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se nëse PD vjen në pushtet do të garantojnë çdo ilaç dhe pajisje për të sëmurët neoplazikë. Berisha tha se ka një dramë të madhe me sëmundjet neoplazike në Shqipëri si në asnjë vend tjetër. Ai shtoi se iaçet për këto sëmundje janë shumë të kushtueshme, por, sipas tij, ekzistojnë mundësi të pamohueshme për t’i garantuar plotësisht ato.

"Dhe këto mundësi janë së pari krijimi i një fondi të veçantë nëpërmjet një takse mbi të gjithë agjentët kancerogjenë, që janë të njohur si të tillë. Siç është duhani psh, por jo vetëm. Së dyti, është shumë normale që të ardhurat nga lotaria kombëtare, një pjesë e tyre të përcaktohen për këtë sëmundje. Thashë edhe njëherë, ilaçet kushtojnë, por për Shqipërinë e kanë bërë çmimin shumë më të lartë, përzënia e kompanive të mëdha nga Tirana sapo erdhën në pushtet. Në Tiranë kishin selitë kompanitë më të mëdha farmaceutike", tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ka një dramë të madhe me sëmundjet neoplazike në Shqipëri si në asnjë vend tjetër. Ilaçet për këto sëmundje janë realisht shumë të kushtueshme. Por realisht ekzistojnë mundësi të pamohueshme për t’i garantuar plotësisht ato. Dhe këto mundësi janë së pari krijimi i një fondi të veçantë nëpërmjet një takse mbi të gjithë agjentët kancerogjenë, që janë të njohur si të tillë. Siç është duhani psh, por jo vetëm. Së dyti, është shumë normale që të ardhurat nga lotaria kombëtare, një pjesë e tyre të përcaktohen për këtë sëmundje. Thashë edhe njëherë, ilaçet kushtojnë, por për Shqipërinë e kanë bërë çmimin shumë më të lartë, përzënia e kompanive të mëdha nga Tirana sapo erdhën në pushtet. Në Tiranë kishin selitë kompanitë më të mëdha farmaceutike.

Këto kompani përshtatnin çmime të pranueshme për buxhetin e Shqipërisë, për ilaçet që prodhonin për sëmundjet malinje. Dhe ato ishin plotësisht të përballueshme, pavarësisht sasisë, pasi janë specifike për forma të ndryshme, për të sëmurë të ndryshëm. Opsion tjetër është një bashkëpunim midis institutit të Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit, praktikë kjo që bën të mundur porosinë në sasi më të madhe dhe rrjedhimisht me çmime më të arsyeshme. Pra, nuk do lëmë praktikë pa ndjekur, që çdo i sëmurë, sepse sot në Shqipëri këta të sëmurë e kanë jetën dy herë më të shkurtër se në BE, pikërisht për këtë arsye. Për të mos thënë se elaborojnë teza çnjerëzore. Nuk mund të ketë kurrë asnjë lloj mungesë në aparaturat e diagnozës dhe mjekimit të këtyre sëmundjeve.

Qeveria do investojë fuqishëm për ripërtëritjen e të gjitha aparaturave të sëmundjeve neoplazike. Ju mund të imagjinoni, ato janë patologjia e tretë më e shpeshtë në Shqipëri. Sot ka vetëm 54 mjekë në Shqipëri që merren me këto sëmundje. Kjo merr fund. Do alokohen burimet, do 2-3 fishohen burimet njerëzore për trajtimin e tyre. Kjo praktikë që merr Edi Rama është një praktikë, primitive, që bazohet në parime çnjerëzore. I kam dëgjuar në studio përfaqësuesit e tyre, për të cilat ata duhet të ndëshkohen në mënyrën më të rreptë. Këto janë sëmundje të mjekueshme, të trajtueshme. Beteja me to është heroizmi më i madh i njeriut dhe duhet që shëndetësia të jetë krah të sëmurit me të gjithë potencialin e saj. Natyrisht një mjedis jete i shëndetshëm, një garanci e madhe për ushqimet, të cilat janë sot më të pasigurta se kurrë.

Përdorimi i substancave të ndaluara toksike dhe patogjene merr fund pasi kontrolli i sigurisë ushqimore do jetë një nga drejtimet themelore për ruajtjen e shëndetit të shqiptarëve. Në vija të përgjithshme, ky do jetë programi i ardhshëm, me të cilin ne synojmë të shënojmë një përmbysje të situatës aktuale, të degradimit të sistemit shëndetësor në Shqipëri. Dhe jam i sigurt se brenda një mandati, objektivat e shpallura do realizohen plotësisht. Natyrisht programi ynë, i përgatitur nga ekspertët më të mirë, do jetë objekt i një diskutimi të gjerë në rrethet mjekësore, dhe jo vetëm, para se të marrë formën përfundimtare.

sali berisha

Sondazh

Poll