Politike

Berisha: Taulant Balla dhe Lulzim Basha janë një binom i pandarë si tymi dhe bloza

Berisha tha se ë gjithë ata që janë të lirë dhe janë vetja e tyre, nga ’90 gjer sot, pavarësisht se çfarë kanë menduar dhe mendojnë aktualisht për të.

20 Janar 2025, 12:59 Nga M.B
Berisha: Taulant Balla dhe Lulzim Basha janë një binom i pandarë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot në një konferencë për shtyp se ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla dhe deputeti Lulzim Basha një binom i pandarë si tymi dhe bloza. Berisha tha se ë gjithë ata që janë të lirë dhe janë vetja e tyre, nga ’90 gjer sot, pavarësisht se çfarë kanë menduar dhe mendojnë aktualisht për të.

"Por të më thoni ju për Lulzim Bashën, ju mund të më thoni edhe për Taulant Ballën pastaj. Taulant Balla dhe Lulzim Basha janë një binom i pandarë. Aq sa mund të ndash tymin nga bloza, aq mund të ndash këto dy persona", tha ai.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Unë mendoj se thirrja ime kishte të bënte, dhe ka të bëjë, vetëm me njerëz të lirë. Të gjithë ata që janë të lirë dhe janë vetja e tyre, nga ’90 gjer sot, pavarësisht se çfarë kanë menduar dhe mendojnë aktualisht për Sali Berishën, janë të ftuar të bashkohen.

Por të më thoni ju për Lulzim Bashën, ju mund të më thoni edhe për Taulant Ballën pastaj. Taulant Balla dhe Lulzim Basha janë një binom i pandarë. Aq sa mund të ndash tymin nga bloza, aq mund të ndash këto dy persona.

sali berisha

Sondazh

Poll