Sport

Chelsea po bën diçka të “çmendur”. Gati të paguajë 100 milionë për argjentinasin...

Blutë e Londrës janë gati të hapin vend për të! Londinezët duan të bëjnë gjithçka për ta marrë Garnachon.

19 Janar 2025, 14:30 Nga DOSJA

Chelsea po bën diçka të “çmendur”. Gati

ANGLI - Alejandro Garnacho u rrit në akademinë e Manchester United dhe në korrik 2022 u promovua në ekipin e të rriturve. Ai është një nga lojtarët më premtues në futbollin botëror dhe dy ditë pasi nënshkroi kontratën e re me Manchester United në prill të 2023, ai bëri një tjetër njoftim të rëndësishëm.

Alejandro Garnacho bëri publik faktin se do të bëhej baba dhe ai moment dukej se e ndihmoi të kishte paraqitje edhe më të mira te Manchester United. Por tani, sipas shtypit në Angli, ai dëshiron të largohet sepse nuk ndihet më mirë në Old Trafford dhe Chelsea është gati të hapi vend për të! Londinezët duan të bëjnë gjithçka për ta marrë Garnachon.

Me tetë gola dhe pesë asistime këtë sezon në 31 ndeshje, argjentinasi dëshiron të largohet nga Manchester United, ndërkohë që për të nuk mungon interesimi nga top skuadrat. Kështu, Chelsea është e gatshme të bëjë një tjetër “çmenduri” dhe të vërë në dispozicion shumë para për Garnacho, aq më tepër që ai do të ndahet nga Christopher Nkunku.

Alejandro Garnacho, zëvendësues i Christopher Nkunku

Bayern Munich po monitoron nga afër situatën e Christopher Nkunku në Chelsea, me klubin gjerman që kërkon të nënshkruajë lojtarin jashtë formës për londinezët në afatin kalimtar të dimrit. Nkunku po kalon një periudhë të vështirë këtë sezon te Chelsea, duke pasur vetëm disa suksese dhe duke nisur në jo pak ndeshje.

Edhe pse pagoi 60 milionë euro për të në korrik 2023, Chelsea është i gatshëm ta lërë të shkojë për 77 milionë euro. Kjo është shuma që duhet të paguajë Bayern Munich, i cili këmbëngul për ta marrë futbollistin nga Premierliga.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll