Aktualitet

Era e furishme dhe moti i ftohtë në Tiranë, pesë qytetarë përfundojnë të lënduar tek Trauma

6 Janar 2020, 08:37 Nga DOSJA
Era e furishme dhe moti i ftohtë në Tiranë, pesë

TIRANË– Pesë persona kanë përfunduar të lënduar në spitalin e Traumës pasi janë dëmtuar një ditë më parë, teksa Tirana u përfshi nga një mot me erë të furishme. Dosja.al mëson se qqytetarët janë dëmtuar pasi u kanë rëndë sende në kokë. Ata janë mjekuar dhe më pas kanë lënë ambjentet e spitalit, pasi gjendja e tyre është përmirësuar.

Një ditë më parë, Shqipëria u përfshi nga një mot me erë të furishme që la pas dëme të konsiderueshme materiale. Dhjetëra pemë u rrëzuan në kryeqytet, përfshirë edhe bredhin e Vitit të Ri në sheshin “Skënderbej”. Një depozitë ra nga një pallat në Komunën e Parisit ndërsa pati pemë të thyera e tabela të rëna. Era në Tiranë arriti shpejtësinë deri në 77 km në orë. Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se në Tiranë janë shënuar mbi 100 incidente me tre të lënduar. Ndërkohë u raportua edhe për tre aksidente masive, konrektisht në Tiranë, Elbasan dhe Bulqizë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 5 te leduar tek trauma era e forte ne tirane spitali i traumes 5 te leduar tek trauma era e forte ne tirane spitali i traumes

Sondazh

Poll