Aktualitet

Vrasja e biznesmenit në Tropojë, policia: E ekzekutuan në derën e karburantit

6 Janar 2020, 07:25 Nga DOSJA
Vrasja e biznesmenit në Tropojë, policia: E ekzekutuan në

TROPOJË– Policia ka dhënë detaje në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit në Tropojë. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se 47-vjeçari Guxim Gjyriqi është ekzekutuar me armë zjarri në derën e karburantit të tij. Ngjarja ka ndodhur një natë më parë rreth orës 23:32, por ende nuk janë të qarta rrethanat. 

Njoftimi zyrtar i policisë:

Më datë 05.01.2020, në orën 23:32, në afërsi të Karburantit të tij, në lagjen “Partizani” , është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi G.Gj., 47 vjeç, banues në qytetin e Tropojës. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, shërbimet e DVP Kukës, dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. 

Guximk Gjyriqi u ekzekutua me armë zjarri një natë më parë. Po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Ai njihej si njeri i qetë në zonë. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet guxim gjyriqi tropoje ekzekutohet guxim gjyriqi tropoje

Sondazh

Poll