Aktualitet

Pronar karburanti dhe restoranti, ky është biznesmeni i ékzékutuar në Tropojë, kushëriri i Fatmir Haklajt (Foto)

6 Janar 2020, 07:42 Nga DOSJA
Pronar karburanti dhe restoranti, ky është biznesmeni i

TROPOJË– Personi që shikoni në foto është Guxim Gjyriqi, biznesmeni që u ékzékutua një natë më parë në qytetin e Tropojës. Dosja.al ka mësuar se 47-vjeçari, pronar i një restoranti dhe një karburanti në Bajram Curr njihej si një person i qetë në zonë dhe pa probleme.

Ai ishte djali i tezes së Fatmir Halkajt dhe njihej si një njeri i qetë në zonë dhe pa probleme. Familja e Haklajve njihet jo vetëm në Tropojë, por në të gjithë veriun e Shqipërisë, si një nga familjet më të mëdha për shkak të traziarve të vitit 1997, në të cilat u përfshinë djemtë e kësaj familjeje. Fatmir Haklaj, në atë vit drejtonte policinë e Tropojës dhe bashkë me vëllezërit e tij u kthyen në “bajraktarët” Tropojës, por u ekzekutuan një nga një.

Gjyriqi u vrá një natë më parë me ármë zjárri përpara karburantit të tij, në lagjen “Partizani”, në rrethana ende të paqarta. Ndërkohë në Tropojë kanë zbarkuar forcat e FNSH-së dhe grupi hetimor për krehjen e zonës dhe për të mbikëqyrur vendngjarjen për gjetjen e autorëve.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet guxim gjyriqi tropoje ekzekutohet guxim gjyriqi tropoje

Sondazh

Poll