Aktualitet

Moti i keq përfshin vendin/ Në Durrës dhe Vlorë pezullohet lundrimi i peshkarexhave, aksi i Llogarasë pa probleme në qarku

6 Janar 2020, 06:50 Nga DOSJA
Moti i keq përfshin vendin/ Në Durrës dhe Vlorë pezullohet

Shqipëri- Shqipëria përfshihet nga moti i keq. Në aksin e Llogarasë nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve, pasi rruga është e hapur nga dëbora. Ndërsa në Durrës dhe Vlorë ende peshkarexhat nuk lejohen të lundrojnë në det.  Pritet që sot në orën 12:00 të niset trageti i linjës Durrës- Bari nga porti i Durrësit, pasi një ditë më parë u pezulluan lundrimet në det.

Vendi prej disa ditësh është përfshirë nga moti i ftohtë. Ditën e sotme do të vijojnë reshjet e dëborës në veri, veri-lindje, jug dhe jug-lindje të vendit. Sipas Instituti i të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e sotme temperaturat minimale në zonat malore do të shkojnë deri në -6 gradë. Ndërkohë parashikohet se edhe gjatë ditës së sotme do të ketë erëra të forta. Era do të vijojë të fryjë  me shpejtësi deri në 75 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 6 ballë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ere e forte ne shqiperi moti i keq ne shqiperi ere e forte ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll