Aktualitet

Temperatura deri në -6 gradë dhe erë e fortë me 75 km/h, vijon moti i ftohtë në Shqipëri, Kukësi, Korça dhe Erseka zbar

6 Janar 2020, 06:33 Nga DOSJA
Temperatura deri në -6 gradë dhe erë e fortë me 75 km/h,

SHQIPËRI- Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën sundimin en jë moti të ftohtë me temperatura të ulëta dhe erëra të forta. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e sotme temperaturat minimale në zonat malore do të shkojnë deri në -6 gradë, ndërkohë që do të ketë kthjellime dhe vranësira të dukshme herë pas here.

E hënë, dt.06 priten reshje të dobëta dhe lokalisht të dobëta në shumicën e qarqeve 
Në Veri, Veri-Lindje, Jug dhe Jug-Lindje të vendit, në zonat malore mbi 800 m mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 2 / 9 °C: në vendet e ulëta: 0 / 7 °C: në vendet malore: -6 / -2 °C. Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë,“- thuhet në reagimin e IGJEUM.

Kukësi, korça dhe Erseka janë zbardhur nga dëbora ndërkohë që reshjet vijojnë ende dhe asnjë nga akset rrugore nuk është bllokuar. Në veri të vendit aksi rrugor Kukës-Peshkopi, Kukës-Krume, Kukës-Fushë-Arrëz, Krume-Bajram Curr janë të qarkullushme pa zinxhirë. Edhe Rruga e Kombit është e qarkullushme pa probleme. Ndërsa në julindje të vendit në Qafën e Qarrit është kriposur rruga dhe tashmë ky aks është i hapur. Autoritetet bëjnë thirrje që drejtuesit e automjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm pasi parashikohet vazhdimi i stuhisë me reshjet e borës në zonat malore të vendit.

Gjatë ditës së sotme, era parashikohet të fryjë me shpejtësi deri në 75 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 6 ballë. Gjithashtu bëhet me dije se trageti i linjës Durrës-Bari, lundrimi i të cilit u pezullua një ditë më parë për shkak të motit të keq, do të niset sot në orën 12:00. Ndërsa peshkarexhat dhe mjetet e vogla nuk lejohen të lundrojnë në det deri nesër në orën 06:00.

Dita e nesërme pritet që të jetë akoma më e ftohtë. Sipas sinoptikanëve, temperaturat do të arrijnë deri në -11 gradë celsius në zonat malore dhe nuk do të mungojnë erërat e forta.

(j.v/f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ere e forte ne shqiperi moti i keq ne shqiperi shqiperi ere e forte ne shqiperi moti i keq ne shqiperi shqiperi

Sondazh

Poll