Aktualitet

Ekzékutohet djali i tezes së Fatmir Haklajt në Tropojë, biznesmeni u vrá në hyrje të karburantit (Emri)

6 Janar 2020, 06:57 Nga DOSJA
Ekzékutohet djali i tezes së Fatmir Haklajt në Tropojë,

TROPOJË– Guxim Gjyriqi, biznesmen dhe djali i tezes së Fatmir Haklajt është ékzékutuar me ármë zjarri në hyrje të karburantit. Ngjarja e réndë ka ndodhur një natë më parë rreth orës 23:32, në momentin që Gjyriqi ka dalë nga restoranti i tij.

Mësohet se autorét, ende të paidentifikuar kanë pritur jashtë restorantit dhe e kanë ruajtur 47-vjeçarin deri në momentin që ka dalë nga restoranti. Më pas, sapo e kanë parë të kalojë derën e biznesit të tij, aténtatorét kanë qélluar në ecje nga automjeti i llojit “Ford Fiesta”, makinë e cila vetëm para pak orësh u gjet e djégur në fshatin Golaj të Hasit, duke e lënë të vdékur Gjyriqin dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Por, kamérat e sigurisë kanë filmuar gjithçka dhe pamjet janë sékuestruar nga grupi i hétuesve. Filmimet u janë shpërndarë gjithë komisariatéve të Rajonit Verilindor në mënyrë që të zbardhen detaje në lidhje me autorét.  Ndërkohë mësohet se në Tropojë kanë zbarkuar forcat e FNSH-së dhe grupi hetimor për krehjen e zonës dhe për të mbikqyrur vendngjarjen për gjetjen e autorëve.

Guxim Gjyriqi njihej në zonë si një njeri i qetë dhe pa probléme. Ai nuk rezulton të ketë pasur précédentë pénalë, kështu që pistat ku po hetohet janë dy: konflikte të kohëve të fundit dhe konkurenca për shkak të bizneseve të tij. Guxim Gjyriqi ishte pronar i një karburanti dhe një restoranti në Bajram Curr. Ai ishte djali i tezes së Fatmir Halkajt dhe njihej si një njeri i qetë në zonë dhe pa probléme.

Familja e Haklajve njihet jo vetëm në Tropojë, por në të gjithë veriun e Shqipërisë, si një nga familjet më të mëdha për shkak të trazirave të vitit 1997, në të cilat u përfshinë djemtë e kësaj familjeje. Fatmir Haklaj, në atë vit drejtonte policiné e Tropojës dhe bashkë me vëllezërit e tij u kthyen në “bajraktarët” Tropojës, por u ékzékutuan një nga një.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet guxim gjyriqi fatmir haklaj tropoje ekzekutohet guxim gjyriqi fatmir haklaj tropoje

Sondazh

Poll