Aktualitet

Shtángu klientët dhe u fut me kálláshnikov në restorant, prángoset 33-vjeçari në Durrës

6 Janar 2020, 08:17 Nga DOSJA
Shtángu klientët dhe u fut me kálláshnikov në

DURRËS– Një 33-vjeçar me inicialet L.B., banues në Kavajë, ka rënë në prángat e policisë së Durrësit, pasi është futur me një ármë zjarri të llojit kállashnikov, në një restorant të qytetit bregdetar. Sipas njoftimit zyrtar, 33-vjeçari e kishte fshehur poshtë xhupit kallashnikovin dhe krejtësisht i qetë është futur në ambientet e një restoranti në lagjen nr. 13 në Durrës. 

Por 33-vjeçari është pikasur nga klientët, të cilët të trembur kanë njoftuar policinë dhe më pas është bërë arrestimi. 

Njoftimi i policisë: Policia e Durrësit parandaloi një ngjarje të mundshme kriminale. Marrja në kohë e informacionit dhe reagimi i menjëhershëm i Policisë vë në pranga një 33-vjeçar, i cili hyri me armë zjarri në një lokal. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit kallashnikov, me 2 karikatorë me municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë marrë informacion se në lagjen nr. 13, në Durrës, një shtetas mbante të fshehur poshtë xhupit një armë zjarri kallashnikov dhe po futej në ambientet e një restoranti. Menjëherë u organizua puna nga shërbimet e Policisë, të cilët falë reagimit në kohë dhe profesionalizmit bënë të mundur kapjen e personit, pa shkaktuar pasoja, si dhe sekuestrimin e armës së zjarrit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: L. B., 33 vjeç, banues në Kavajë, me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe dhunës në familje. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 33 vjecari ne durres durres arrestohet 33 vjecari ne durres durres

Sondazh

Poll