Aktualitet

"Pjesëtar i klanit Duka!" U dyshua për vrasjen e Santiago Malkos, kush është Elvis Gaçaj që u arrestua sot në Tiranë?

Gaçaj i njohur si pjesëtar i klanit Duka, u dyshua edhe për vrasjen e Santiago Malkos për të cilën u arrestua në Durrës më në vitin 2019.

18 Janar 2025, 13:25 Nga M.B
"Pjesëtar i klanit Duka!" U dyshua për vrasjen e Santiago
Elvis Gaçaj

TIRANA- Elvis Gaçaj është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi qarkullonte me armë zjarri me vete, teksa rezulton i dënuar disa herë për armëmbajtje, lëndë narkotike dhe për vjedhje me dhunë.

Më 1 tetorit të 2015 ai i shpëtoi masakrës ku mbetën të vrarë dy personat që ishin në makinë më të. Gaçaj i njohur si pjesëtar i klanit Duka, u dyshua edhe për vrasjen e Santiago Malkos për të cilën u arrestua në Durrës më në vitin 2019.

Gjithashtu ai u arrestua edhe në prill të vitit 2018 bashkë me Leonard Dukën, në një apartament pranë shkollës “Partizani” ku policia gjeti një pistoletë dhe lëndë narkotike në banesë. Atë kohë, Gjykata vendosi për dy të pandehurit masën “arrest shtëpie”.

elvis gaçaj

Sondazh

Poll