18 Janar 2025, 13:24
Nga E. D
fotot ilustruese
KUKËS- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Kukës. Policia bën të ditur se në pranga ka rënë një 23-vjeçar, pasi dyshohet se lëvizte i armatosur në qytet. Gjithashtu në pranga kanë rënë edhe dy shokë e të riut, për moskallëzim krimi. 23-vjeçari i arrestuar është shtetasi Taulant Haxhiu. Po ashtu janë sekuestruar dy armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë), dhe automjeti me të cilin lëvizte i armatosur 23 vjeçari.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Armed”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje. Lëvizte i armatosur me armë zjarri automatik si dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe një tjetër armë zjarri , arrestohet në flagrancë 23- vjeçari. Vihen në pranga dhe dy shokët e tij, për moskallëzim krimi. Sekuestrohen dy armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë), dhe automjeti me të cilin lëvizte i armatosur 23 vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Armed”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve;
Taulant Haxhiu., 23 vjeç, banues në fshatin Shishtavec, për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. E.Ç., dhe A .S., të moshës 23 vjeç, të dy banues në fshatin Shishtavec, për moskallëzim krimi. Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin “Benz”, me drejtues shtetasin T.H., dhe pasagjerë shtetasit E. Ç., dhe A.S. Gjatë kontrollit në automjetin, u gjet një armë zjarri automatik, e cila u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.
Në vijim të veprimeve hetimore, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit T.H., shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një tjetër armë zjarri ( pushkë). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
taulant haxhiu
Aktualitet
18 Janar 2025, 13:09
E. D
fotot ilustruese
MAT- Mekja pediatre pranë spitalit Mat, Marsida Kurti ka shpjeguar se me ndryshimet e temperaturave është s...
Aktualitet
18 Janar 2025, 12:38
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Policia bën të ditur se në pranga k...
Aktualitet
18 Janar 2025, 12:20
M.B
Ahmed Jaber
TIRANA- Shqiptaro-palestinezi Ahmed Jaber që prej nisjes së luftës në Gaza, komunikimi me familjarët e tij i ka patur ...
Aktualitet
18 Janar 2025, 11:57
M.B
Foto nga protesta
TIRANA- Luis Meçja, shoku i të ndjerit Martin Cani është shfaqur për herë të parë sot n&eu...
Aktualitet
18 Janar 2025, 11:59
E. D
fotot ilustruese
LEZHË- Një 37 vjeçar në Lezhë është arrestuar për dhunë në familje, kanosje dhe kund&e...
Aktualitet
18 Janar 2025, 11:26
pamje nga protesta
KOMBINAT- Tregtarët e Kombinatit janë përballur me një sulm nga Bashkia e Tiranës, e cila sipas tyre synon...
Aktualitet
18 Janar 2025, 11:24
M.B
Babai i Martin Canit
TIRANA- Qytarët kanë protestuar sërish sot lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Të pranish&eum...
Aktualitet
18 Janar 2025, 11:09
M.B
Foto ilustruese
MORINË- 39-vjeçari turk Bayram Yildiz është arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi tent...
Aktualitet
18 Janar 2025, 10:42
E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Tre persona të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme janë vënë në pran...
Aktualitet
18 Janar 2025, 10:39
E. D
fotot ilustruese
FIER- Një 33 vjeçar është arrestuar në Fier dhe një 30 vjeçar është proceduar pasi kan&eu...