18 Janar 2025, 11:59
Nga E. D
fotot ilustruese
LEZHË- Një 37 vjeçar në Lezhë është arrestuar për dhunë në familje, kanosje dhe kundërshtim të policisë. Policia bën të ditur se Mikel Biba ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe më pas ka kërcënuar me hanxhar efektivët e policisë me qëllim mosarrestimin e tij. Ndaj tij rëndojnë akuzat për “Dhunë në familje”, “Kundërshtim i Punonjësit të Policisë” dhe “Kanosja”.
Njoftimi i policisë:
Ushtronte dhunë fizike ndaj prindërve të tij dhe kundërshtoi punonjësit e Policisë gjatë ndërhyrjes për parandalimin e dhunës, vihet në pranga autori. 37 vjeçari me një mjet prerës (hanxhar), kërcënoi punonjësit e policisë me qëllim mosarrestimin e tij. Forcat e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, me marrjen e njoftimit se një shtetas po dhunonte prindërit e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë. Gjatë ndërhyrjes, shtetasi M.B, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë dhe i ka kërcënuar me një mjet prerës (hanxhar), për të mos e arrestuar.
Falë reagimit të shpejtë të punonjësve të Policisë, u bë e mundur neutralizimi i 37 vjeçarit dhe heqja e mjetit prerës hanxhar. Në vijim të veprimeve Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: M.B., 37 vjeç, banues në Tale, Lezhë për veprën penale “Dhunë në familje”, “Kundërshtim i Punonjësit të Policisë” dhe “Kanosja”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
mikel biba.
Aktualitet
18 Janar 2025, 11:26
pamje nga protesta
KOMBINAT- Tregtarët e Kombinatit janë përballur me një sulm nga Bashkia e Tiranës, e cila sipas tyre synon...
Aktualitet
18 Janar 2025, 11:24
M.B
Babai i Martin Canit
TIRANA- Qytarët kanë protestuar sërish sot lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Të pranish&eum...
Aktualitet
18 Janar 2025, 11:09
M.B
Foto ilustruese
MORINË- 39-vjeçari turk Bayram Yildiz është arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi tent...
Aktualitet
18 Janar 2025, 10:42
E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Tre persona të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme janë vënë në pran...
Aktualitet
18 Janar 2025, 10:39
E. D
fotot ilustruese
FIER- Një 33 vjeçar është arrestuar në Fier dhe një 30 vjeçar është proceduar pasi kan&eu...
Aktualitet
18 Janar 2025, 10:37
E. D
fotot ilustruese
VJOSË- Një 63-vjeçar është zhdukur, pasi shkoi të peshkonte në lumin Vjosë së bashku me sho...
Aktualitet
18 Janar 2025, 10:17
E. D
fotot ilustruese
SPANJË- Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi u kapën me drogë me vler...
Aktualitet
18 Janar 2025, 10:10
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Policia e Tiranës ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur hetimet për pesë zyrtarë t&eu...
Aktualitet
18 Janar 2025, 10:07
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 00:10, në rrugën e “Kavaj&...
Aktualitet
18 Janar 2025, 10:01
M.B
Foto ilustruese
VLORA- Dy vëllezër në Vlorë, përkatësisht 32 dhe 34-vjeç, janë shpallur në kërkim ...