Aktualitet

Virozat në Mat/ Mjekja pediatre: Prekin rrugë respiratore dhe gastrointestinale! Kjo është periudha që prekja e fëmijëve nga këto viroza është...

 Mjekja thotë se rastet janë paraqitur me prekje të rrugëve respiratore dhe gastrointestinale.

18 Janar 2025, 13:09 Nga E. D
Virozat në Mat/ Mjekja pediatre: Prekin rrugë respiratore dhe
fotot ilustruese

MAT- Mekja pediatre pranë spitalit Mat, Marsida Kurti ka shpjeguar se me ndryshimet e temperaturave është  shtuar numrin i të prekurve nga virozat stinore, kryesisht tek fëmijët. Mjekja thotë se rastet janë paraqitur me prekje të rrugëve respiratore dhe gastrointestinale. Sipas mjekes pediatre, kjo është periudha që prekja e fëmijëve nga këto viroza është në masë për shkak të temperaturave, frekuentimit të ambjenteve të mbyllura me shumë fëmijë etj.

Gjithashtu ajo shpjegon se grupmosha më e prekur është nga zero në 2 vjeç e cila nuk ka imunitetin e nevojshëm për t’i përballuar. Mjekja Kurti thekson se është e rëndësishme që fëmijët të kenë kujdes të shtuar të higjIienës. Në rastin kur simptomat zgjaten në kohë apo rëndohen është e domosdoshme paraqitja tek mjeku specialist. Që prej fillimit të Janarit 30 deri në 40 raste në 24 orë paraqiten në spitalin e Burrelit. 

marsida kurti

Sondazh

Poll