FOTO/ Protesta për vrasjen e Martin Canit, shoku i tij Luis Meçja shfaqet për herë të parë në publik krah prindërve të të ndjerit
Foto nga protesta TIRANA- Luis Meçja, shoku i të ndjerit Martin Cani është shfaqur për herë të parë sot n&eu...
Sipas tij, arritja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, është një lajm shprese pasi do tu bashkohet menjëherë familjarëve në Gaza.
TIRANA- Shqiptaro-palestinezi Ahmed Jaber që prej nisjes së luftës në Gaza, komunikimi me familjarët e tij i ka patur vetëm përmes telefonit. Jaber është nga nëna është shqiptar, ndërsa nga babai palestinez. Ai tregon për Top Channel se humbja e vëllait nga bombardimet teksa dilte nga shtëpia për të blerë ilaçe për të atin e sëmurë, ishte një dhimbje e madhe, të cilën ai e kaloi i vetëm.
Sipas tij, arritja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, është një lajm shprese pasi do tu bashkohet menjëherë familjarëve në Gaza. Ahmed tregon se vështirësitë për familjen e tij kanë qenë të mëdha gjatë këtyre 15 muajve që ka zgjatur lufta në Gaza dhe se shpeshherë nuk ka mundur të flasë me ta për ditë të tëra, pa ditur nëse ishin ende gjallë.
“Kemi humbur shumë nga ana civile por kjo prapë për ne është fitore. Kam mamin dhe babin dhe vëllanë. E kemi humbur një vëlla. Lajmi më i mirë do jetë bashkimi jonë në Gaza dhe ishalla të rregullojmë shtëpinë tonë. Sa të futet armëpushimi dhe të hapet kufiri ishalla do jem nga personat e parë që do futem në Gaza se me të vërtet më ka marrë shumë malli edhe më mungon një përqafim nga mami se kam kaluar shumë strese, ankth dhe vetëm përqafimi mamit mund të më nxjerrë nga kjo situatë.
Janë në veri, kanë kaluar shumë kushte të rënda, kanë qenë të izoluar në një dhomë të vogël për gati 90 ditë. Nuk kishin internet, ushqim hanin vetëm një herë në ditë që mos t’iu mbaronte. Duhet të kthehemi në Gaza. Gaza ka nevojë për ne. Duhet të kthehemi të gjithë, Gaza është shkatërruar, ta rregullojmë, ta kthejmë më bukur seç ishte”, tha Ahmed Jaber.
Foto nga protesta TIRANA- Luis Meçja, shoku i të ndjerit Martin Cani është shfaqur për herë të parë sot n&eu...
fotot ilustruese LEZHË- Një 37 vjeçar në Lezhë është arrestuar për dhunë në familje, kanosje dhe kund&e...
pamje nga protesta KOMBINAT- Tregtarët e Kombinatit janë përballur me një sulm nga Bashkia e Tiranës, e cila sipas tyre synon...
Babai i Martin Canit TIRANA- Qytarët kanë protestuar sërish sot lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Të pranish&eum...
Foto ilustruese MORINË- 39-vjeçari turk Bayram Yildiz është arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi tent...
fotot ilustruese TIRANË- Tre persona të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme janë vënë në pran...
fotot ilustruese FIER- Një 33 vjeçar është arrestuar në Fier dhe një 30 vjeçar është proceduar pasi kan&eu...
fotot ilustruese VJOSË- Një 63-vjeçar është zhdukur, pasi shkoi të peshkonte në lumin Vjosë së bashku me sho...
fotot ilustruese SPANJË- Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi u kapën me drogë me vler...
foto ilustruese TIRANË- Policia e Tiranës ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur hetimet për pesë zyrtarë t&eu...