18 Janar 2025, 12:38
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë. Policia bën të ditur se në pranga ka vënë Ervis Gaçajn, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë dhe lëndë narkotike si pasagjer në makinë. Gjithashtu 50-vjeçari rezulton i dënuar disa herë për armëmbajtje, lëndë narkotike dhe për vjedhje me dhunë. Po ashtu në pranga ka rënë edhe Marsel Dobi për moskallëzim krimi.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shigjeta” dhe Komisariati i Policisë Nr.2, operacioni policor i koduar “Again” . Lëvizte i armatosur me armë zjarri pistoletë dhe lëndë narkotike si pasagjer në automjet, vihet në pranga 50-vjeçari. 50-vjeçari, i dënuar disa herë për armëmbajtje, për lëndë narkotike dhe për vjedhje me dhunë. Në pranga bie dhe drejtuesi i automjetit për moskallëzim krimi.
Sekuestrohet arma e zjarrit, lënda narkotike si dhe automjeti. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shigjeta”, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në planin e masave si dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se dy shtetas po lëviznin të armatosur, në automjet, në rrugën “Ramazan Demneri”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”, për kapjen e tyre.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin M. D. dhe pasagjer shtetasin E. G. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit E.G, sherbimet e Policisë “Shigjeta” gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike kanabis. Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr.2 u arrestuan në flagrancë shtetasit: E.G, 50 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” si dhe M.D, 40 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.
policia e tiranes
Aktualitet
18 Janar 2025, 12:20
M.B
Ahmed Jaber
TIRANA- Shqiptaro-palestinezi Ahmed Jaber që prej nisjes së luftës në Gaza, komunikimi me familjarët e tij i ka patur ...
Aktualitet
18 Janar 2025, 11:57
M.B
Foto nga protesta
TIRANA- Luis Meçja, shoku i të ndjerit Martin Cani është shfaqur për herë të parë sot n&eu...
Aktualitet
18 Janar 2025, 11:59
E. D
fotot ilustruese
LEZHË- Një 37 vjeçar në Lezhë është arrestuar për dhunë në familje, kanosje dhe kund&e...
Aktualitet
18 Janar 2025, 11:26
pamje nga protesta
KOMBINAT- Tregtarët e Kombinatit janë përballur me një sulm nga Bashkia e Tiranës, e cila sipas tyre synon...
Aktualitet
18 Janar 2025, 11:24
M.B
Babai i Martin Canit
TIRANA- Qytarët kanë protestuar sërish sot lidhur me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Të pranish&eum...
Aktualitet
18 Janar 2025, 11:09
M.B
Foto ilustruese
MORINË- 39-vjeçari turk Bayram Yildiz është arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi tent...
Aktualitet
18 Janar 2025, 10:42
E. D
fotot ilustruese
TIRANË- Tre persona të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme janë vënë në pran...
Aktualitet
18 Janar 2025, 10:39
E. D
fotot ilustruese
FIER- Një 33 vjeçar është arrestuar në Fier dhe një 30 vjeçar është proceduar pasi kan&eu...
Aktualitet
18 Janar 2025, 10:37
E. D
fotot ilustruese
VJOSË- Një 63-vjeçar është zhdukur, pasi shkoi të peshkonte në lumin Vjosë së bashku me sho...
Aktualitet
18 Janar 2025, 10:17
E. D
fotot ilustruese
SPANJË- Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle, pasi u kapën me drogë me vler...