Sport

Përgjigja enigmatike e Luis Enrique për zyrtarizimin e Kvaratskhelia... Ja çfarë tha

Ndërsa Khvicha Kvaratskhelia po i nënshtrohet ekzaminimit mjekësor me PSG-në, Luis Enrique nuk mundi të shmangë një pyetje për sulmuesin gjeorgjian.

17 Janar 2025, 15:08 Nga DOSJA
Përgjigja enigmatike e Luis Enrique për zyrtarizimin e

FRANCE - Kjo është një çështje që nuk vihet më në dyshim dhe që do të zgjidhet zyrtarisht, pasi të kenë përfunduar të gjitha ekzaminimet mjekësore. 

Khvicha Kvaratskhelia, anësori gjeorgjian nga Napoli, do t'i bashkohet PSG-së këtë janar.  Sulmuesi madje ka njoftuar tashmë largimin nga klubi napolitan, duke zbuluar pak më parë të ardhmen e tij.

“Përgjigjen mund ta gjeni vetë”

Në mënyrë të pashmangshme, Luis Enrique u pyet për këtë temë në një konferencë shtypi, por besnik ndaj sjelljes së tij të zakonshme, trajneri parizien preferoi të mos konfirmonte asgjë.

Teksa një gazetar e pyeti nëse e priste zyrtarizimin e një rekruti sot, trajneri parizien me buzëqeshje preferoi të mbetet enigmatik. “Nuk kam asgjë për të thënë, mendoj se përgjigjen që ju përshtatet më së miri, mund ta gjeni vetë (qesh)”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll