17 Janar 2025, 11:28
Nga N.F
Blerina Gjyriqi
TIRANË- Zv. drejtuesja e departamentit të sipërmarrjes në PD, Blerina Gjyriqi ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fjalës së saj, Gjyriqi foli në lidhje me buxhetin e miratuar për Bashkinë e Tropojës në 24 dhjetor 2024. Ajo u shpreh se sipas denoncimit të mbërritur në Partine Demokratike buxheti është miratuar në shkelje ligjore.
Gjyriqi tha se shkelja qëndron te vlera e fondeve vënë në dispozicion për Bashkinë e Tropojës që është më e vogël se ç’është planifikuar për shpenzim. Ajo shton se buxheti është firmosur nga kryetari në arrest shtëpie, Rexh Byberi dhe pa patur një vendim gjykate që e lejon rikthimin në zyrë.
Më tej Gjyriqi tha sipas denoncimit, 74 % e fondeve në dispozicion të bashkisë shkon për pagat e 381 punonjësve për vitin 2025, në një bashki si Tropoja ndër më të varfrat në Shqipëri dhe se asnjë fond nuk shkon për investimet.
Deklarata e plotë:
Këshilli Bashkiak ka miratuar buxhetin e vitit 2025 për Bashkinë e Tropojës në 24 dhjetor 2024. Sipas denoncimit të mbërritur në Partine Demokratike buxheti është miratuar në shkelje ligjore. Së pari, shkelja qëndron te vlera e fondeve vënë në dispozicion për Bashkinë e Tropojës që është më e vogël se ç’është planifikuar për shpenzim.
Së dyti, buxheti është firmosur nga kryetari në arrest shtëpie, Rexh Byberi dhe pa patur një vendim gjykate që e lejon rikthimin në zyrë. Së treti, në ditën që ka firmosur Rexh Byberi në 6 dhjetor 2024, duke lënë arrestin shtëpiak pa leje, kanë qenë dy kryetare në detyrë, z. Rexhë Byberi dhe znj.Zyra Islamaj kryetare e komanduar, kjo përbën shkelje nga të dy zyrtarët.
Totali i këtyre zërave shkon 530,855,476 lekë. Bashkia ka në dispozicion në total fonde 526,933,000 lekë, por planifikon të shpenzojë 530,855,476 lekë. 3,922,476 lekë më shumë se fonde në dispzicion. Kjo është aritmetika e një kryetari si Rexh Byberi që ka firmosur këtë buxhet në gjendje arresti.
Sipas denoncimit, 74 % e fondeve në dispozicion të bashkisë shkon për pagat e 381 punonjësve për vitin 2025, në një bashki si Tropoja ndër më të varfrat në Shqipëri, asnjë fond nuk shkon për investimet, sepse investimet e parashikuara në 2025 nuk janë gjë tjetër veçse kontrata të lidhura vite më parë, pa patur fonde sipas tabelës se paraqitur nga vetë Bashkia.
Ky është një tjetër denoncim që tregon për shkeljet që kryhen në Bashkinë e Tropojës. Ky është standardi i një bashkie në arrest. Në emër të Partisë Demokratike dhe të banorëve të Tropojës, kërkoj së pari zbatimin e ligjit, dhe për këtë u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse të veprojnë. Së dyti, transparencë për banorët dhe qeverisje të mirë për ta.
Më 11 maj është dita kur Rexhës në Tropojë dhe padronit të tij, Edit në Tiranë, t’u japim atë që meritojnë. Për këto shkelje të hapura dhe për vjedhjet që i kanë pasuruar ata dhe varfëruar Malësinë e Gjakovës dhe krejt Shqipërinë!
pd rexh byberi
3dee93a0 662c 4ed0 b3c3 6f96601e71df 1024x768
8955a699 e584 4daa 817e 732a10d5435c 1024x768
eb5190eb 1c91 424b 9253 2f0d6e2a2f3f 1024x768
Politike
17 Janar 2025, 11:01
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Opozita dhe mazhoranca ranë dakord në mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve që mocioni p&e...
Politike
17 Janar 2025, 10:45
I.A
Ilir Beqaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e ish-Ministrit të Shëndetësis&e...
Politike
17 Janar 2025, 10:35
r.ll
keshilli i mandateve
TIRANË- Këshilli i Mandateve po zhvillon ditën e sotme mbledhjen e radhës. Pika e parë e rendit të...
Politike
17 Janar 2025, 10:16
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet e tij sociale iu ka bërë thirrje personave që...
Politike
17 Janar 2025, 09:34
r.ll
gjergj prendi
LEZHË- Prefekti i qarkut të Lezhës, Gjergj Prendi ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Sipas raportimeve Prendi e k...
Politike
17 Janar 2025, 09:17
r.ll
albin kurti
KOSOVË- Muajin e kaluar, Prokuroria Speciale e ftoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të paraqitet në...
Politike
17 Janar 2025, 08:32
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Valicon, agjencia lider e hulumtimit në rajonin Adria, në bashkëpunim me panelin e saj online Opinia.Club, ka p...
Politike
17 Janar 2025, 08:17
N.F
Rama
TIRANË- Kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë sot në orën 17:00 drejtuesit politikë të qarqeve. Mbledhja e sotme m&...
Politike
17 Janar 2025, 08:02
r.ll
vullnet sinaj
TIRANË- Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mblidhet sot në orën 10:00. Në mbledhjet pritet t&eum...
Politike
16 Janar 2025, 22:57
b.z\
Ola Xama
TIRANË - Gazetarja Ola Xama ka komentuar mbrëmjen e sotme hetimet e SPAK ndaj kryebashkiakut Veliaj, si dhe bastitjen e një apartam...