Politike

Mandati i Sinajt/ Bardhi: Mazhoranca ka zvarritur procedurat, çështja të kalohet në Kuvend të hënën! Bushka: Të votohet në seancën e parë plenare

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi mazhorancën se ka zvarritur procedurat për dërgimin e kësaj çështje në Gjykatë Kushtetuese.

17 Janar 2025, 11:01 Nga r.ll
Mandati i Sinajt/ Bardhi: Mazhoranca ka zvarritur procedurat,
gazment bardhi

TIRANË- Opozita dhe mazhoranca ranë dakord në mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve që mocioni për mandatin e deputetit socialist, Vullnet Sinajt të kalojë në Kuvend. 

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi mazhorancën se ka zvarritur procedurat për dërgimin e kësaj çështje në Gjykatë Kushtetuese. Ai propozoi që mocioni të kalojë në seancën e parë që do zhvillohet në Kuvend, ndonëse është Java e Gjelbërt.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, propozoi që mocioni të kalohet në seancën e parë plenare dhe jo seancën e parë inauguruese të këtij sesioni parlamentar. 

Bardhi: Ky Këshill është vonuar dy muaj që të vonojë  procedurat për dërgimin e çështjes në Gjykatë Kushtetuese, si vullnet i mazhorancës për të zvarritur procedurën. Raportin tonë e keni në dispozicion prej një muaji. Kërkoj që kjo çështje të votohet në seancën e ditës së hënë edhe pse është seancë inaugurimi. Ka një afat në Gjykatë Kushtetuese që të shqyrtohen çështje të tilla. Respektoni të  drejtën e pakicës parlamentare. E keni një eksperiencë të keqe të paparecedent për një kolegen tuaj që vazhdoni ta mbroni dhe të duke shkelur dy vendime të GJK dhe një opinion të Komisionit të Venecias. Mos u bëni përsëritës në shkeljen e Kushtetutës.

Bushka: Jemi pro dërgimit për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese. Në seancën e parë të kuvendit jo në seancën inaguruese të sesionit të hënën. Në nisje të seancës kemi disa fjalime ceremoniale dhe nuk janë bërë as raportimet e komisioneve.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Mocionit të 1/10 së deputetëve të Kuvendit, ka kërkuar sot zyrtarisht që Kuvendi të nis procedurën parlamentare për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj. Në Mocionin e firmosur nga 14 ligjvënës opozitarë, evidentohet përmes 30 provave shoqëruese, se deputeti Sinaj ushtron mandatin në kundërshtim me pikën 3, të nenit 70 të Kushtetutës, që i ndalojnë deputetit që të përfitojë fonde nga Buxheti i Shtetit apo pasuri të shtetit.

gazment bardhi mandati i vullnet sinajt klotilda bushka

Sondazh

Poll