Politike

Dy programe të reja për mbështetjen e të rinjve, Muzhaqi: Do të bashkëdrejtohen me kryetarët e bashkive

Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi pas mbledhjes shpjegoi se dy programet që do hapen ai i Talenteve Rimore dhe i Nismave Komunitare.

16 Janar 2025, 13:29 Nga M.B
Dy programe të reja për mbështetjen e të rinjve, Muzhaqi: Do
Bora Muzhaqi

TIRANA- Këshilli i Ministrave ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për Rininë’ duke i hapur kështu rrugë krijimit të dy programeve të reja dedikuar të rinjve në vend. Ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi pas mbledhjes shpjegoi se dy programet që do hapen ai i Talenteve Rimore dhe i Nismave Komunitare.

Programi i parë synon mbështetjen e të rinjve në fusha të ndryshime, art, sport shkencë, të cilëve do t’u jepet mundësia që të marrin pjesë në kompeticione ndërkombëtare. Muzhaqi tha se shpenzimet do të mbulohen nga Agjencia Kombëtare e Rinisë, ndërsa parashikohen edhe shpërblime.

Nga ana tjetër, programi i Nismave Komunitare u mundëson grupeve të të rinjve që të aplikojnë për projekte me fokus ndryshimin e hapësirave në zonat ky ata banojnë. Për të fuqizuar vendimmarrjen e të rinjve, ministrja tha se parashikohet që të rinjtë e Këshillave Vendorë Rinorë të bashkëdrejtojnë me kryetarin e Bashkisë.

“I hapet rrugë krijimit të dy programeve të reja që do të mbështesin të rinjtë drejtpërdrejtë, programi i talenteve rinore që do të mbështesë të rinjtë në fusha të ndryshme të artit, kulturës, edukimit, shkencës, teknologjisë, por edhe sportit duke mbështetur pjesëmarrjen e të rinjve në kompeticione ndërkombëtare dhe dhënien e shpërblimeve për ta. Një tjetër program i rëndësishëm është programi i nismave komunitare, që do tu japë mundësinë grupeve të të rinjve të krijojnë projektet e tyre me fokus ndryshimin e qyteteve dhe fshatrave ku ata jetojnë”, tha Muzhaqi.

bora muzhaqi

Sondazh

Poll