Politike

"Për votën e diasporës kemi bërë ç’është e mundur që të jetë e sigurtë!" Berisha: Primaret do të shpallen së shpejti

Ai shtoi se fton qytetarët që të ushtrojë të drejtën e votës dhe të ndihet krenar, se me votën e tyre kësaj radhe, sipas tij, ka të gjithë mundësinë të firmosë rotacionin. 

16 Janar 2025, 12:35 Nga M.B
"Për votën e diasporës kemi bërë
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvillon sot një bashkëbisedim në rrjetet sociale ku tha se primaret do të shpallen së shpejti. Lidhur me votën e diasporës Berisha tha se kanë bërë ç’është e mundur që të jetë e sigurtë. Ai shtoi se fton qytetarët që të ushtrojë të drejtën e votës dhe të ndihet krenar, se me votën e tyre kësaj radhe, sipas tij, ka të gjithë mundësinë të firmosë rotacionin. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Primaret së shpejti do të shpallen, janë të hapura për shqiptarët kudo që banojnë, në Shqipëri, diasporë dhe kudo që ndodhen.
Ne po bëjmë gjithçka për një proces transparent të votës së diasporës. Është garantuar një postë e paanshme në princip, një postë prestigjioze ndërkombëtare që do të transportojë këto. Ndërkohë mekanizmat e kontrollit të dyanshëm, në të gjitha etapat e numërimit të këtyre votave. Unë ftoj çdo qytetar jashtë vendit, që të ushtrojë të drejtën e votës dhe të ndihet krenar, se me votën e tyre kësaj radhe ka të gjithë mundësinë të firmosë rotacionin, ndryshimin. Primaret do të jenë të hapura për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.

sali berisha

Sondazh

Poll