Politike

Investimi në ishullin e Sazanit/ Berisha: Rama po e përdor për të blerë influenca politike

Ai shtoi se kjo është në tagrin e shqiptarëve të bëjnë vlerësimin e tyre për këtë përdorim. 

16 Janar 2025, 12:42 Nga M.B
Investimi në ishullin e Sazanit/ Berisha: Rama po e përdor për
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvillon sot një bashkëbisedim në rrjetet sociale ku foli lidhur me investimi në ishullin e Sazanit. Berisha tha se kryeministri Edi Rama po e përdor për të blerë influenca politike. Ai shtoi se kjo është në tagrin e shqiptarëve të bëjnë vlerësimin e tyre për këtë përdorim. 

Pjesë nga fjala e Berishës:

Prej të paktën që nga viti 2001 gjer sot, Sazani iu është ofruar biznesmenëve të huaj në mënyrë periodike. Kjo është oferta e radhës, të cilën pa diskutim Edi Rama e bëri për të blerë influenca politike. Por, një ofertë e cila plotëson rregullat ligjore, ne kemi deklaruar se nuk kundërshtojmë ofertat që bazohen në respektimin e ligjeve dhe rregullave të vendit. Pavarësisht, theksoj dhe njëherë, se Edi Rama e ka përdorur atë për qëllime politike, por kjo është në tagrin e shqiptarëve të bëjnë vlerësimin e tyre për këtë përdorim.

sali berisha

Sondazh

Poll