Politike

Minimumi jetik 200 euro/ Berisha: Disponojmë të gjitha fondet, mundësitë dhe vullnetin për ta zbatuar këtë në 100 ditët e para të qeverisjes

Berisha tha se do të përdoren regjistrat ekzistuese të të papunëve. Ai shtoi se do të ndëshkohet me ligj spekulimi dhe mashtrimi. 

16 Janar 2025, 12:50 Nga M.B
Minimumi jetik 200 euro/ Berisha: Disponojmë të gjitha fondet,
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, zhvillon sot një bashkëbisedim në rrjetet sociale ku tha se PD disponon të gjitha fondet, mundësitë dhe vullnetin për ta zbatuar premtimin e dhënë për minimumin jetik në 100 ditët e para të qeverisjes. Berisha tha se do të përdoren regjistrat ekzistuese të të papunëve. Ai shtoi se do të ndëshkohet me ligj spekulimi dhe mashtrimi. 

Pjesë nga fjala e Berishës: 

Drini, është absolutisht zotim solemn që do realizohet. Ne angazhohemi për një rishpërndarje të re të të ardhurave kombëtare, në një model në të cilin qytetarët të jenë përfitues kryesorë të tyre. Ne disponojmë të gjitha fondet, mundësitë dhe vullnetin për ta zbatuar këtë në 100 ditët e para të qeverisjes sonë.

Natyrisht do përdoren regjistrat ekzistuese të të papunëve. Sikundër do ndëshkohet me ligj spekulimi dhe mashtrimi. Nuk mund ta përfitojnë minimumin jetik ata që sigurojnë një pagë minimale 500 euro në muaj. Por ky lloj spekulimi nuk mund të pengojë kurrsesi shpërndarjen e re të të ardhurave dhe vendosjen e minimumit jetik për çdo shqiptar që merr më pak se 200 euro.

sali berisha

Sondazh

Poll