Politike

Berisha: PD ka një zotim solemn, kompensimin financiar ose fizik të çdo prone

Ai shtoi se gjatë viteve 2005-2013, PD riktheu 2 miliardë e 577 milionë metër katrorë tokë. 

16 Janar 2025, 12:36 Nga N.F
Berisha: PD ka një zotim solemn, kompensimin financiar ose fizik të
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në "Facebook". Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se  PD ka një zotim solemn, kompensimin financiar ose fizik të çdo prone, të çdo sipërfaqeje. Ai shtoi se gjatë viteve 2005-2013, PD riktheu 2 miliardë e 577 milionë metër katrorë tokë. 

Berisha tha ata kompensuan me dhjetëra milionë euro pronat e tjera. Ai shtoi se zotëronin në atë kohë 75 mijë hektarë troje turistike për t’iu përgjigjur me kompensim pronarëve të tjera. Kreu i PD-së tha se garanton se kompensimi i pronarëve me euro, me çmim tregu tokën, ose me kompensim fizik dhe dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë, janë dy shtyllat kryesore të programit të tyre.

"PD ka një zotim solemn, kompensimin financiar ose fizik të çdo prone, të çdo sipërfaqeje. I nderuar zotëri, gjatë viteve 2005-2013, ne rikthyem 2 miliardë e 577 milionë metër katrorë tokë. Ndërkohë kompensuam me dhjetëra milionë euro pronat e tjera.


Ne zotëronim në atë kohë 75 mijë hektarë troje turistike për t’iu përgjigjur me kompensim pronarëve të tjera. Iu garantoj se kompensimi i pronarëve me euro, me çmim tregu tokën, ose me kompensim fizik dhe dëmshpërblimi i të përndjekurve politikë, janë dy shtyllat kryesore të programit tonë," tha ai.

berisha

Sondazh

Poll