Politike

Partitë e reja/ Berisha: Problem kryesor nuk është opozita, është teza e Edi Ramës

Sipas tij problem për Shqipërinë është kleptokracia, është narkoshteti.  Sipas tij problem për Shqipërinë është kleptokracia dhe narkoshteti. 

16 Janar 2025, 13:07 Nga N.F
Partitë e reja/ Berisha: Problem kryesor nuk është opozita,
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në "Facebook". Berisha tha se PD është e hapurt për partitë e reja. Ai shtoi se problem kryesor nuk është opozita, është teza e Edi Ramës. Sipas tij problem për Shqipërinë është kleptokracia dhe narkoshteti. 

"Gjithçka mund të them për këtë çështje, ne jemi të hapur. Por, më duhet nga ana tjetër të them se, çdo ditë që kalon këto forca politike, në një mënyrë apo një tjetër i vetëakuzon, pasi objektiv kryesor në sulmet e tyre këta vënë PD-në. Dhe mendojnë se, në këtë mënyrë do të fitojnë besimin e qytetarëve. Ndërkohë që qytetarët kanë të qartë se, problem kryesor nuk është opozita, është teza e Edi Ramës.

Problem për Shqipërinë është kleptokracia, është narkoshteti. Mirëpo, cilat janë arsyet që këto forca politike vendosen në funksionin e opozitarëve të opozitës, le t’i gjykojnë vet qytetarët. Natyrisht, nuk është një rol i denjë, është një rol shumë kompromentues," shtoi Berisha.

berisha

Sondazh

Poll