Politike

Berisha: Do bëjmë gjithçka që pasuritë e vjedhura gjatë qeverisjes Rama, tu rikthehet shqiptarëve!

Berisha tha se do të krijohen ekipe, do të jepen shpërblime për çdo informacion të saktë për pronat e këtyre qeveritarëve.

16 Janar 2025, 13:17 Nga N.F
Berisha: Do bëjmë gjithçka që pasuritë e vjedhura
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në "Facebook". Berisha tha se do bëjnë gjithçka që pasuritë e vjedhura gjatë qeverisjes Rama, tu rikthehet shqiptarëve. Ai shtoi se kryetari i bashkisë, Erion Veliaj në Sky Tower mbante apartament të paregjistruar dhe të padeklaruar. Berisha thekson se edhe sa të tilla mund të ketë ai.

Berisha tha se do të krijohen ekipe, do të jepen shpërblime për çdo informacion të saktë për pronat e këtyre qeveritarëve. Ai theksoi se do të ndërmirret një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar në mënyrë që këto pasuri tu rikthehen qytetarëve shqiptarë.

'"Do bëjmë gjithçka që tu rikthehet shqiptarëve dhe ka shumë për ti rikthyer. Kur shikon hotele 20 katëshe, vila të panumërta, apartamente të fshehura, e morët vesh ju, që kryetari i bashkisë në Sky Tower mbante apartament të paregjistruar, të padeklaruar. Por sa mund të ketë të tilla ai.

Do të krijohen ekipe, do të jepen shpërblime për çdo informacion të saktë për pronat e këtyre qeveritarëve. Do të ndërmirret një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar në mënyrë që këto pasuri tu rikthehen qytetarëve shqiptarë," tha ai.

berisha rama

Sondazh

Poll