Politike

26 vite nga masakra/ William Walker kryen homazhe në Reçak: Jam i mahnitur nga numri i njerëzve që vijnë këtu çdo vit

Mëngjesin e 15 janarit 1999, u vranë mizorisht fëmijë, të rritur e pleq, në mesin e tyre edhe një grua e moshuar, trupi i së cilës ende nuk është gjetur.

15 Janar 2025, 13:08 Nga r.ll
26 vite nga masakra/ William Walker kryen homazhe në Reçak: Jam i
william walker

KOSOVË- Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker ishte i pari që i tha botës që në Reçak po kryhet krim kundër njerëzimit. Ndërkohë sot 26 vjet pas asaj dite, ai ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. Pas homazheve Walker tha për mediat se është i mahnitur nga numri i madh i qytetarëve që po bëjnë homazhe në këtë kompleks.

“Çdo vit, mbetem i mahnitur nga numri i njerëzve që vinë këtu nga e gjithë vendi. Dikur ishte kryesisht një ceremoni përkujtimore e organizuar nga Komuna e Shtimes, por tani ka njerëz nga e gjithë Kosova, dhe supozoj se ka edhe nga e gjithë bota. Andaj, ju falënderoj që po e mbuloni këtë [ngjarje], ju uroj të gjithëve një ditë shumë të lumtur dhe i uroj gjithë popullit të Kosovës një Vit të Ri të lumtur. Faleminderit shumë”, tha ai.

Mëngjesin e 15 janarit 1999, u vranë mizorisht fëmijë, të rritur e pleq, në mesin e tyre edhe një grua e moshuar, trupi i së cilës ende nuk është gjetur. Ngjarja e rëndë në Reçak nxiti reagimin e ndërkombëtarëve ku NATO vendosi të sulmoi caqet ushtarake policore serbe – bombardime këto të zgjatën 78 ditë. Fundi i tyre u shënua më 10 qershor 1999 kur edhe u miratua Rezoluta 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Pas kësaj, mbi 800.000 shqiptarë të Kosovës, të dëbuar me dhunë, filluan të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

maskra e recakut william walker

Sondazh

Poll