Politike

VIDEO/ Meloni feston sot ditëlindjen, Rama i ulet në gjunjë kryeministres italiane dhe i jep dhuratën

Ai i ka dhuruar një shall, ku ka treguar se shalli është prodhuar nga një italian që vite më parë u zhvendos në Shqipëri, ndërsa tani ka marrë edhe nënshtetësinë shqiptare.

15 Janar 2025, 10:37 Nga r.ll
VIDEO/ Meloni feston sot ditëlindjen, Rama i ulet në gjunjë
edi rama, giorgia meloni

ABU DHABI- Kryeministri Edi Rama ndodhet për vizitë zyrtare në Abu Dhabi bashkë me homologen e tij italiane, Giorgia Meloni. Dyshja e liderëve do të marrin pjesë në samitin e energjisë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërkohë ditën e sotme Meloni feston ditëlindjen dhe mbush 48 vjeç. Me këtë rast, Rama i ka bërë asaj një dhuratë dhe është ulur në gjunjë për t'ja dhënë. Ai i ka dhuruar një shall, ku ka treguar se është i prodhuar nga një italian që vite më parë u zhvendos në Shqipëri, ndërsa tani ka marrë edhe nënshtetësinë shqiptare.

 

Në një video të postuar nga Corriere Della Sera, Rama me humor shprehet se i kishte kërkuar gazetarëve italianë që t’i këndonin këngën e urimit për ditëlindjen e saj: “Duke qenë se ju duan shumë”.

Ndërkohë që Meloni i thotë: “Edhe ty të duan apo jo?!” Më tej Rama i përgjigjet: “Gazetarët shprehen se je, pak i mërzitur me ata”

Ndërsa, Meloni replikon menjëherë: “Si jam e mërzitur me ata, unë sapo kam kaluar tre orë bashkë me gazetarët italian në konferencë për shtypi”.

 

girogia meloni edi rama abu dhabi

Sondazh

Poll