15 Janar 2025, 10:24
Nga r.ll
spak
TIRANË- Gazetari Flamur Vezaj përmes një postimi në rrjetet sociale tha se Apeli i GJKKO hoqi masën e sigurisë ndaj Elton Qynos, ndërsa ka ngritur edhe disa pyetje për SPAK pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.
Vezaj pyet se përse kryeprokurori i SPAK nuk ka nisur hetime dhe as ka caktuar masë sigurie për dhëndrin e vëllait të ish-ministrit të Drejtësisë, për ekspertët e mjekësisë, prokurorin dhe gjyqtarët që në këmbim të 40 mijë eurove, liruan nga burgu Nuredin Dumanin.
Sipas gazetarit, kreu i SPAK po vepron me standard të dyfishtë për gazetarin Elton Qyno, prokuroria caktoi masë sigurie dhe nisi hetime ndaj tij pa asnjë provë konkrete. Më tej shprehet se Prokuroria jo vetëm që i nisi hetimet, por kontrolloi banesën e tij, sekuestroi materialet e punës dhe i caktoi masë sigurie thjesht mbi disa biseda të të tretëve që flisnin për gazetarin Qyno!
Gjithashtu, Vezaj thotë se vendimi i Apelit të GJKKO nxorri bllof kryeprokurorin dhe gjyqtaren që caktuan këto masa sigurie ndaj Qynos.
POSTIMI I PLOTË:
Gjykata heq masën ndaj kolegut Qyno!
Pse SPAK nuk vepron pas dëshmisë së Dumanit!?
Si ka mundësi që superprokurori Altin Dumani nuk ka nisur hetime, nuk ka bërë arrestime dhe as nuk ka caktuar masë sigurie për dhëndrin e vëllait të ish-ministrit të Drejtësisë, për ekspertët e mjekësisë, prokurorin dhe gjyqtarët që liruan Nuredin Dumanin, duke marrë nga ky i fundit 40 mijë euro?! Dëshmia e Dumanit është dhënë që në 2022 për kujtesë!
Fakti është provuar: Dumani është i besuar i prokurorisë me statusin “i penduar”; raporti i ekspertëve është përpiluar dhe ndodhet aty; prokurori nuk e ka ankimuar; dhe gjyqtari e ka liruar Dumanin në vitin 2014!
Pra, të gjitha faktet janë aty!
Pse nuk vepron prokuroria e SPAK-ut së bashku me superprokurorin Dumani prej dy vitesh?!?
Ndërkohë, për gazetarin Elton Qyno, prokuroria caktoi masë sigurie dhe nisi hetime ndaj tij pa asnjë provë konkrete (si në rastin e lirimit të Nuredin Dumanit). Prokuroria jo vetëm që i nisi hetimet, por kontrolloi banesën e tij, sekuestroi materialet e punës dhe i caktoi masë sigurie thjesht mbi disa biseda të të tretëve që flisnin për gazetarin Qyno!
Pra, asnjë provë konkrete, si rasti i “vrasësit me pagesë”, vetëm thashetheme për rastin Qyno!
Pse ky standard i dyfishtë nga superprokurori?
Çfarë kishte gazetari Qyno që i prishi punë superprokurorit Dumani e miqve të tij?!
Meqë ra fjala, Gjykata e Posaçme e Apelit e shfuqizoi masën e sigurimit për gazetarin Elton Qyno! Pra, e hoqi plotësisht masën e sigurimit, duke nxjerrë bllof superprokurorin dhe gjyqtaren që i kishin caktuar atë masë për gazetarin Qyno në mënyrë të nxituar.
Fatkeqësisht, disa kolegë, portale e media nuk e publikuan lajmin për heqjen e masës së sigurimit për gazetarin Elton Qynon, për shkak të servilizmit ndaj shefit të SPAK-ut! E kur u caktua kjo masë e shfuqizuar tashmë fërkonin duart! Turp!



flamur vezaj
fvjpg
473585163 10162025811929457 1731603924874052587 n
473382863 10162025811924457 8869867875388193442 n
Politike
15 Janar 2025, 10:10
N.F
Meloni dhe Rama
ABU DHABI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ditën e sotme ka mbajtur fjalën e saj në "Javën e Qëndrueshm&eum...
Politike
15 Janar 2025, 09:53
N.F
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Ministri i punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla dhe Ministri i Administrimit t&e...
Politike
15 Janar 2025, 09:59
r.ll
erion isai ne spak
TIRANË- Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posa&cced...
Politike
15 Janar 2025, 09:56
r.ll
edi rama
ABU DHABI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dhabi për një vizitë zyrtare, ndërsa sot ishte i pranishëm në&n...
Politike
15 Janar 2025, 08:26
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Abu Dab. Në një postim në rrjetet sociale, Rama...
Politike
14 Janar 2025, 22:27
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar PD-së, Gazment Bardhi, lidhur me zgjedhjet e 11 majit dhe primaret e PD-së. I ftua...
Politike
14 Janar 2025, 22:13
M.B
Edi Rama dhe Sali Berisha
TIRANA-Anketa Kombëtare e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) nxjerr në pah se sa i takon mbështetj...
Politike
14 Janar 2025, 22:14
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij...
Politike
14 Janar 2025, 21:51
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka folur sot edhe mbi qëndrimin e tij për institucionin e SPAK....
Politike
14 Janar 2025, 21:41
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kujtuar 35 vjetorin e demonstratave të fuqishme të datave 13-14...