15 Janar 2025, 10:10
Nga N.F
Meloni dhe Rama
ABU DHABI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni ditën e sotme ka mbajtur fjalën e saj në "Javën e Qëndrueshmërisë" në Abu Dhabi. Meloni gjatë samitit foli në lidhje me marrëveshjen që do të nënshkruhet sot për shtrirjen e kabujve nënujorë mes Shqipërisë dhe Italisë, për energjinë elektrike. Ajo u shpreh se nëse duan të bëjnë një tranzicion real dhe të qëndrueshëm energjetik, duhet të sigurohen që ai të arrihet me infrastrukturë adekuate.
Meloni tha se zhvillimi i ndërlidhjeve mund të jetë çelësi i një diplomacie të re energjetike për të shumëfishuar mundësitë për bashkëpunim mes vendeve dhe për të gjeneruar përfitime të përbashkëta për të gjithë.
“Jam e sigurt se zhvillimi i ndërlidhjeve mund të jetë çelësi i një diplomacie të re energjetike për të shumëfishuar mundësitë për bashkëpunim mes nesh dhe për të gjeneruar përfitime të përbashkëta për të gjithë. Me këtë qasje, Italia dëshiron të bëhet një qendër strategjike për flukset energjetike midis Evropës dhe Afrikës”, tha ajo.
Kryeministrja italiane shtoi se është krenare për këtë nismë ndërsa theksoi se kjo do të ndikojë të prodhohet energji e gjelbër në Shqipëri dhe transferimin e një pjese të saj në Europë.
“Krenare për nismën e cila do të ndikojë që të prodhohet energji e gjelbër në Shqipëri dhe transferimin e një pjese të saj në Europë. Tregon në mënyrë të prekshme forma të reja bashkëpunimi që mund të ndërtohen edhe mes partnerëve gjeografikish të largët, por që e shohin fushën e shahut në tërësi jo vetëm një pjesë të saj që kanë më afër.
Nisma, hap konkret drejt një lidhje globale për të furnizuar me energji në mënyrë të dy kahshme. E dimë që jetojmë në epokë komplekse shënjuar nga transformime të forta, por dose do të vuajmë transformimet dhe të mos bëjmë asgjë ose t’i shohim ato si mundësi. Besoj fort se duhet të zgjedhim këtë të dytën”, tha ajo.
meloni rama
Politike
15 Janar 2025, 09:53
N.F
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Ministri i punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla dhe Ministri i Administrimit t&e...
Politike
15 Janar 2025, 09:59
r.ll
erion isai ne spak
TIRANË- Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posa&cced...
Politike
15 Janar 2025, 09:56
r.ll
edi rama
ABU DHABI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Abu Dhabi për një vizitë zyrtare, ndërsa sot ishte i pranishëm në&n...
Politike
15 Janar 2025, 08:26
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Abu Dab. Në një postim në rrjetet sociale, Rama...
Politike
14 Janar 2025, 22:27
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar PD-së, Gazment Bardhi, lidhur me zgjedhjet e 11 majit dhe primaret e PD-së. I ftua...
Politike
14 Janar 2025, 22:13
M.B
Edi Rama dhe Sali Berisha
TIRANA-Anketa Kombëtare e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) nxjerr në pah se sa i takon mbështetj...
Politike
14 Janar 2025, 22:14
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij...
Politike
14 Janar 2025, 21:51
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka folur sot edhe mbi qëndrimin e tij për institucionin e SPAK....
Politike
14 Janar 2025, 21:41
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka kujtuar 35 vjetorin e demonstratave të fuqishme të datave 13-14...
Politike
14 Janar 2025, 21:42
M.B
Gazment Bardhi
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka diskutuar sot pezullimin e çështjes “Xibraka” ...