Politike

Masakra e Reçakut, Rohde: Mohimi i këtyre krimeve mban plagë të hapura! Pengon edhe përparimin drejt pajtimit rajonal dhe integrimit evropian

Rohde ka thënë se mohimi i krimeve të ndodhura është mosrespektim për kujtimin e viktimave, mban plagët e hapura dhe pengon përparimin drejt pajtimit rajonal.

15 Janar 2025, 12:46 Nga N.F
Masakra e Reçakut, Rohde: Mohimi i këtyre krimeve mban plagë
Jorn Rohde

KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde ka reaguar ditën e sotme me rastin e 26-vjetorit të Masakrës së Reçakut. Rohde shkruan se ajo që ka ndodhur në Reçak është fakt dhe se krimet e ndodhura janë dokumentuar mirë nga organizatat e huaja si trupat e OKB-së dhe OSBE-së.

Rohde ka thënë se mohimi i krimeve të ndodhura është mosrespektim për kujtimin e viktimave, mban plagët e hapura dhe pengon përparimin drejt pajtimit rajonal.

“Mohimi i këtyre krimeve nuk respekton kujtimin e të vdekurve, mban plagë të hapura dhe pengon përparimin drejt pajtimit rajonal dhe integrimit evropian dhe euroatlantik”, ka shkruar Rohde.

Masakra e Reçakut, e cila ndodhi më 15 janar 1999, tronditën ndërgjegjen e botës dhe nxitën reagimin ndërkombëtar. Masakra që ndodhi në Reçak të Komunës së Shtimës, në qendër të Kosovës, la 45 banorë të fshatit të vrarë dhe masakruar, megjithatë, ende vetëm një person mbetet i shpallur fajtor për pjesëmarrje në këtë masakër, nga gjykatësit e Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë -UNMIK.

jorn rohde masakra e recakut

Sondazh

Poll