Politike

Nënshkruhet marrëveshja për kabllot nënujore, Rama: Shqipëria, Emiratet Arabe dhe Italia bashkohen në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohamed bin Zayed, si dhe përfaqësues të qeverive të vendeve përkatëse.

15 Janar 2025, 11:03 Nga r.ll
Nënshkruhet marrëveshja për kabllot nënujore, Rama:
pamje nga nenshkrimi i marrveshjes

ABU DHABI- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Araba për kabllot nënujore energjetike. 

Në një postim ku ka ndarë dhe video nga procesi i nënshkrimit të marrëveshjes në Abu Dhabi, Rama thotë se tre vendet po bashkohen në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme.

Në ceremoninë e nënshkrimit ishin të pranishëm Kryeministri Edi Rama, Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohamed bin Zayed, si dhe përfaqësues të qeverive të vendeve përkatëse.

 

POSTIMI I RAMËS:

Shqipëria, Emiratet Arabe dhe Italia bashkohen në një aleancë strategjike për energjinë e rinovueshme. Nënshkruhet marrëveshja e investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri.



edi rama giorgia meloni abu dhabi

Sondazh

Poll