Politike

Shqipëria, Italia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan sot marrëveshjen për kabllot nënujore energjetike, nisma kap vlerën e rreth 1 miliard eurove

Shqipëria prodhon tashmë 96% të energjisë së saj nga burime të rinovueshme, duke përfshirë hidrocentrale të mëdha, dhe po rrit prodhimin e energjisë diellore pas një ligji të vitit 2023 që synonte të shtonte 1 gigavat kapacitet të ri diellor deri në vitin 2030.

15 Janar 2025, 12:35 Nga r.ll
Shqipëria, Italia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan sot
foto e liderëve dhe përfaqësuesve të qeverive

ABU DHABI- Sot në Abu Dhabi është nënshkruar marrëveshja për lidhjen e kabllove nënujore energjetike mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se nisma kap vlerën e rreth 1 miliard euro (1.03 miliardë dollarë) dhe duhet të jetë funksionale brenda tre viteve.

Shqipëria prodhon tashmë 96% të energjisë së saj nga burime të rinovueshme, duke përfshirë hidrocentrale të mëdha, dhe po rrit prodhimin e energjisë diellore pas një ligji të vitit 2023 që synonte të shtonte 1 gigavat kapacitet të ri diellor deri në vitin 2030.

Marrëveshja është pjesë e strategjisë së Melonit për ta bërë Italinë më pak të varur nga importet e gazit nga Rusia në vazhdën e luftës në Ukrainë dhe për të reduktuar emetimet e gazit serrë, duke e pozicionuar gjithashtu vendin si një lidhje midis Evropës dhe pjesës tjetër të Mesdheut, shkruan Bloomberg.

"Zhvillimi i ndërlidhjeve mund të jetë themeli i një diplomacie të re energjetike për të shumëfishuar mundësitë për bashkëpunim mes nesh dhe për të gjeneruar përfitime të përbashkëta për të gjithë," tha Meloni në Javën e Qëndrueshmërisë në Abu Dhabi. "Me këtë qasje, Italia do të bëhet qendra strategjike për flukset e energjisë midis Evropës dhe Afrikës."

edi rama giorgia meloni abu dhabi

Sondazh

Poll