Politike

VIDEO/ Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai paraqitet në SPAK

I pyetur nga gazetarët mbi arsyen e thirrjes në SPAK, ai u shpreh se do ta tregonte kur të dilte, pasi tha se nuk e dinte.

15 Janar 2025, 09:59 Nga r.ll
VIDEO/ Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai paraqitet në SPAK
erion isai ne spak

TIRANË- Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai është paraqitur paraditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme. 

Në videon e mëposhtme ai shihet futet i vetëm në ambientet e SPAK. I pyetur nga gazetarët mbi arsyen e thirrjes në SPAK, ai u shpreh se do ta tregonte kur të dilte, pasi tha se nuk e dinte. “Kur të dal, nuk e di”, tha Isai shkurtimisht. 

Dyshohet se kryebashkiaku është kallëzuar në SPAK nga Esmerald Xhafa, për disa vepra penale si shpërdorimi i detyrës, korrupsion pasiv dhe aktiv, fshehje e pasurisë dhe për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

erion isai spak

Sondazh

Poll