Politike

"Nuk kam asnjë shqetësim..." Bardhi: Do t'i shkojë deri në fund çështjes së “Xibrakës”!

Bardhi gjithashtu deklaroi se vetë Rama tha se ka ngarkuar grupin e avokatëve, ndërsa shtoi se do t'i shkojë deri në fund çështjes së “Xibrakës”.

14 Janar 2025, 22:14 Nga E. D
"Nuk kam asnjë shqetësim..." Bardhi: Do t'i shkojë
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi komentoi mundësinë e paditjes së tij nga ana e kryeministrit Edi Rama pas zhvillimeve të fundit mes palëve të tyre. Bardhi i ftuar në emisionin “Open” në News24, theksoi se nuk ka asnjë shqetësim në përgjigje të kësaj mundësie, ndërsa kërkoi që të mos humbej kohë me këtë temë. Bardhi gjithashtu deklaroi se vetë Rama tha se ka ngarkuar grupin e avokatëve, ndërsa shtoi se do t'i shkojë deri në fund çështjes së “Xibrakës”.

“Nuk kam asnjë shqetësim, të mos humbasim kohë me atë sepse nuk kam shqetësim. Edhe ai vetë e tha kam ngarkuar avokatët, të bëjnë ndonjë shpikje filozofike. Unë vazhdoj t’i qëndroj kësaj çështjeje dhe do të kërkoj transparencë deri në fund”, u shpreh ai.

gazment bardhi

Sondazh

Poll